Klinika e
Pulomologjisë aktualisht disponon me 66 shtretër për të sëmurë. Në
këtë Klinikë funksionon Shërbimi i pranimit-ambulanca specialistike në të
njëjtat hapësira,ku kryhen vizitat e pacientëve ambulantorë si dhe bëhet
identifikimi i rasteve për pranim dhe kryhet pranimi i pacientëve të rinj. Në
kuadër të Shërbimit të pranimit funkcionon edhe Laboratoriumi Hematologjik ku
kryhen ekzamnimet bazike si Sedimentimi,Hemogrami,Urina si dhe laboratoriumi i
diagnostikës bakteriologjike të këlbazës-Baciloskopia direkte.
Klinika e ka edhe shërbimin e Diagnostikës funkcionale,ku bëhen Spirometritë e
pacientëve hospitalorë dhe ambulantorë,si dhe bëhen ECG për pacientët e
shtrirë. Në shërbimin e Diagnostikës funkcionale bëhet edhe PPD testimi i
pacientëve të hospitalizuar ne Kliniken Pulmologjike si dhe te semureve te
hospitalizuar ne klinikat tjera, si dhe pacienteve ambulantore.
Shërbimi i Diagnostikës Invazive poashtu funkcionon si shërbim për pacientët e
shtrirë dhe ambulantorë.Këtu ofrohen këto shërbime: echo e thoraxit, Bronkoskopitë
me anestezion lokal ,si dhe punkcionet pleurale nen percielljen e echos.
Klinika disponon edhe me Rentgen kabinetin ku punojnë një Rëntgen teknik, Këtu
realizohen ekzaminimet radiologjike si Radiografia e mushkërive. Për të gjitha
ekzaminimet e tjera laboratorike të nevojshme si dhe ekzaminimet klinike të
tjera të domosdoshme,kryhen në Institutin e Biokimisë si dhe Institutin e
Radiologjisë të Qendrës diagnostike të QKUK. Një pjesë e materialit,për
diagnostike bakteriologjike dërgohet në IKSHP të Kosovës gjegjësisht në
shërbimet e specializuara të këtij Institucioni.
Klinika e Pulmologjise poashtu ka bashkëpunim reciprok me Qendren Kombëtare re
Transfuzionit te Gjakut – QKTGJ .
Stafi i Klinikës:
Në Klinikën Pulmologjike punojnë gjithsejtë 71 punëtorë mjekësorë:17mjek
specialist, 1 fizioterapeut ,35 infermier/e,2 laborant,1 rentgen teknik . Prej
stafit jomjekësorë 4 dhe ate: 2 punëtorë administrativ,një puntor per financa,
një garderobier,4 punëtore të kuzhinës (servire),5 higjienist (pastrues).
Shërbimi i Diagnostikes funksionale:
Aktualisht në këtë shërbim punojnë 2 mjek Pulmolog,dhe 1 infermiere.
Shërbimi i diagnostikës invazive
Në këtë shërbim punojnë 4 mjek specialist Pulmolog dhe dy infermiere
Klinika e
Pulmologjise ka katër reparte:
– Reparti A me 21 shtretër – Reparti C me 15 shtretër
– Reparti B me 18 shtretër – Reparti D me 12 shtretër
Drejtor Klinikës
Pulmologjisë
Dr. Musa Hoxha
Email: musa.hoxha@rks-gov.net
Tel zyrt.038-500600-4130