Klinika e Radiologjisë veprimtarinë shëndetsorë e realizon në kuadër të SHSKUK-së dhe merret me Radiologjinë Diagnostike, Radiologjinë Invazive dhe me Radiologjinë Intervente në kuadër të së cilave bënë: triazhim, monitorim, ekzaminim, observim, diagnostikim radiologjik, intervenim radiologjik dhe konsulenca specialistike.
HISTORIKU I RADIOLOGJISË
Me 8 nëntor të vitit 1985 fizikani gjerman Wilhelm Conrad Rontgeni rastësisht zbulon rrezet X (iks), të cilat më vonë për nder të tij u quajtur rrezet rëntgen. W.C.Rontgeni për zbulimin e vet epokal në vitin 1901 merr çmimin Nobel. Në viti n 1896 Bekereli zbulon radioaktivitetin natyral. Zbulohen rrezet alfa, beta dhe gama. Grumbullohen njohuritë për strukturën e materies dhe të atomit. Për zbulimet nga lëmia a radioaktivitetit Bekereli dhe bashkëshortët Maria dhe Pjerë Kiri në vitin 1913 fitojnë çmimin Nobel për fizikë. Maria Kiri është fituese e dyfisht e çmimit Nobel. Ë.C.Rëntgeni ka zbuluar efektin fluoreshent dhe aftësinë dëpertuese të rrezeve X. Së shpejti pas zbulimit, në një karton të lyer me kristale fluorshente, vet Rontgeni ka mujt me pa skeletin e njeriut në lëvizje pasi që rrezet kanë kaluar trupin e tij. Këshut ka filluar radioskopia. Rotngeni ka vërejt se rrezet rëntgen lejnë gjurmë në pllakën fotografike (efekti fotokimik) dhe bën radiografinë e parë në Botë, dorën e gruas së vet. Kështu fillon radiografia (incizim më rrezet e rëntgenit).
HISTORIKU I RADIOLOGJISË NË KOSOVË
Rëntgen aparatet e parë në Kosovë kanë arritur pasi që ka arritur rryma elektrike, kjo ka ndodh pas Luftës së dytë Botërore. Para Luftës së dytë Botërore vetëm të pasurit nga Kosova kanë shkuar për tu shikuar në rëntgen në Vjenë, Romë,Trieste, Bukuresht, Selanik, Shkup e gjetiu.
Tuberkulozi i mushëkrivë në Kosovë ka qenë problem i madh. Pas Luftës së Dytë Botërore fillojnë të arrijnë roentgen aparatet e para të asaj kohe, të thjeshta dhe të dobëta për kuptimet e sotme.
Radiologët e parë shqiptarë në Kosovë arrijnë pas vitit 1967 (Dr.Eshref Biçaku në Prizren).
Radioterapeuti i parë në Kosovë është Doc.Dr. Xhavit Bicaj.
Mjekësia nuklearë në Kosovë ka filluar në vitin 1976 në Prishtinë. Pionier i mjekësisë nuklearë në Kosovë është Prof. Dr. Behxhet Canhasi. Gamakamera e parë në Prishtinë ka arritur në fillim të vitit 1997. Duhet të përmendet edhe fizikani Prof. Dr. Tahir Imami autor i dy vellimeve të “Biofizikës” i cili tërë karierën e vet dedikoj radiologjisë së Kosovës.
Rëntgenteknikët e parë të shkolluar në Zagreb vijnë në Kosovë pas vitit 1954.
Në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë, në vitet 1982-1984 janë shkolluar 3 gjeneratat e para të rëntgenteknikëve.
Provimi i parë specialisik për radiolog në Kosovë është dhënë në vitin 1987.
Shërbimi i Radiologjisë ngritet në nivelin e Klinikës së Radiologjisë në vitin 2013 me Statutin e ri të QKUK-së
truktura organizative e Klinikës së Radiologjisë
Klinika e Radiologjisë është e organizuar në profile si:
· Neuroradiologji
· Radiologjia intervente
· Radiologjia Torakale
· Radiologjia Abdominale
· Radiologjia oseomuskulare
· Radiologjia e gjirit
Duhet të jetë:
Diagnostika e neuroradiologjisë me radiologji intervente
Diagnostika torakale me radiologji intervente
Diagnostika abdominale me radiologji intervente
Diagnostika e gjiut me radiologji intervente
Diagnostika osteomuskulare me radiologji intervente
Diagnostika pediatrike me radiologji intervente
Diagnostika me radiofarmak
Menaxhmenti i Klinikës:
Drejtori i Klinikës së Radiologjisë
Dr.Sci. Shkendije Nuza, drejtoreshë e Klinikës
Mr.sci. Dr. Bujar Gjikolli - radiolog
Tel/044 140 878
e-mail: bujargjikolli@yahoo.com
Dr. Antigona Kabashi Sadikaj - radiologe
Shefe e Diagnostikës së neuroradiologjisë me radiologji intervente
Tel/+38344252447
e-mail: aka_bashi@hotmail.com
Dr Hakif Thaqi – radiolog
Shef i Diagnostikës torakale me radiologji intervente
Tel/+38344153806
e-mail: hakifth@hotmail.com
Dr . Ilir Betja – radiolog
Shef i Diagnostikës abdominale me radiologji intervente
Tel/+38349294011
e-mail: ilirbejta@hotmail.com
Dr Murat Murati – radiolog
Shef i Diagnostikës osteoimuskulare me radiologji intervente
Tel/+38344237190
e-mail: murat-murati@gmail.com
Dr. Shkëndije Nuza - radiologe
Shefe e Diagnostikës së gjiut me radiologji intervente
Tel/ +38344388229
e-mail: shendijenuzaa@gmail.com
Dr. Agron Arifi – radiolog
Shef i Diagnostikës pediatrike me radiologji intervente
Tel/ +38344117071
e-mail: ag.arifi@hotmail.com