Klinika Infektive është themeluar në vitin 1976 deri në atë kohë ka qenë së bashku me Spitalin e TBC në ish- objektin e Ministrisë së Shëndetësis.
Klinika për sëmundje Infektive dhe gjendje febrile ka 10 Reparte të cilat përkujdesen për të sëmuret ambulantore dhe të spitalizuar. Klinika Infektive disponon me 130 shtretër të shpërndarë në 7 reparte.
Personel Mjekësor- specialistë 19
Personel Infermier/e 69
Gjithsej =88
Reparti A
Reparti i për sëmundje HIV AIDS dhe Gjendje febrile i cili disponon 22 shtretër, U.d shefit Dr Murat Mehmeti ndërsa për këta te sëmurë kujdesën 3 mjekë infektolog dhe 1.Kryeinfermire e REP 7 infermier nga keto 4 infermir/e janë në ndërrime 12. Orë.
Reparti B
Reparti për të sëmuret me sëmundje te mëlçisë dhe ethe hemoragjike, i cili disponon me 22 shtretër, Shef Reparti Prof dr Salih Ahmeti , ndërsa për këta te sëmurë kujdesen 3 mjek infektog dhe 1 Infermiere Kryesore e Reparti 7 infermierë, 4 Infermier/e në ndërrime 12 orë.
Reparti C
Reparti për të sëmurët me infeksione te SNQ dhe infeksione te rrugëve te poshtme respiratore te fëmijët, i cili disponon me 22 shtretër, Shef reparti Prof dr Muharrem Bajrami ndërsa për këta te sëmurë kujdesen 3 mjekë infektolog dhe 1 infermiere kryesore e reparti 7 infermierë 4 infermier/e në ndërrime 12 orë .
Reparti D
Reparti për te sëmurit me sëmundje gastrointestinale sëmundje egzantematike te fëmijët , i cili disponon me 22 shtretër . Shef Reparti Prof dr Hamdi Ramadani ndërsa për këta te sëmurë kujdesen 3 mjekë infektog dhe 1 infermiere Kryesore e Repartit 7 infermier/e si dhe 4 Infermier/e në ndërrime 12 oreshe.
Reparti E
Reparti për të sëmurët me infeksione te SNQ dhe me infeksione të rrugëve të poshtme respiratore te të rriturit , i cili disponon 16 shtretër. Shefe reparti Dr. Teuat Doda Ejupi për këta te sëmurë kujdesen 3 mjekë infektog dhe 1 Infermiere Kryesore e Repartit, 7 infermier/e, 4 Infermier/e në ndërrime
Reparti F
Reparti për të sëmurët me Zoonoze dhe gjendje febrile, disponon me 16 shtretër. Shefe e Repartit Dr Sadije Avdiu Namani ndërsa për këta te sëmurë kujdesen 3 mjekë infektog dhe 1 nfermiere Kryesore 8 infermier/e, 4 Infermer/e në ndërrime 12 orëshe.
Reparti për Mjekimin Intensiv
Mjekon te sëmurët me te rendë me sëmundje infektive, i cili disponon me 8 shtretër, Shef Reparti është Prof. dr Shemsedin Dreshaj ndërsa për këta te sëmurë kujdesen 2 mjek ëinfektog, tani kemi edhe nje anesteziolog qe është dërguara nga Kujdesi Intenziv Qendror . dhe 1 Infermier kryesore te Kujdesit Intenziv 6 Infermier/e 2 Infermier/e para dite dhe 4 Infermier/e ndërrime 12 orë.
Reparti i pranimit
Ku behët triazhimi, trajtimi dhe spitalizimi i te sëmurëve neper te gjitha repartet e Klinikës. Shefe Ambulances Pranimit Dr Emine Qehaja Buqaj ndërsa për këta te sëmurë kujdesen te gjithë specialistet dhe mjekët në specializim në klinikë. Ambulanca e Pranimit ka 1 Infermiere Krysore disponon më 7 infermier/e,4 /infermier/e që punojnë në ndërrime.
Reparti i shërbimeve specialistike
Benë vizitat ambulantore specialistike, ekzaminimet radiologjike për te sëmurët e spitalizuar dhe ambulantore, ultratingullin e abdomenit për të sëmurët e spitalizuar në Klinikën Infektive, në Klinikën e Dermatologjisë dhe në Klinikën e Neurologjisë, si dhe për te sëmurët ambulantorik. Ketë shërbim e kryejnë mjekët specialist te klinikës dheë mbështetën nga 1 kryeinfermire i Ambulances Specilistike 4 Infermir/e qe mbulojnë këto nën njesi. Vlenë të theksohet se një njevel te ambulancës Specialistike punon kuzhina Dialetale për fëmijë .
Në kliniken infektive ekziston edhe laboratori doracak hematologjik Shefe e Laboratorit është dr. Arjeta Berisha për paciente te spitalizuar dhe ambulantor. Ky shërbim kryhet nga 7 laborant klinik. Gjithashtu ne kuadër tq Klinikes kemi Këshillimoren për HIV AIDS ku punon një mjek Specialist dhe një laborant .
Plani afat-shkurt për vitin 2015:
Nga janari i vitit 2015, në klinikën infektive fillon nga puna kabineti i ultratingullit me biopsi te cakut për organe abdominale, me aparatin Logique 6.
Kontakt telefoni
038500600- 2527