• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Qenra Emergjente eshte njesi konstruktive  e SHSUK dhe QKUKs, si QE ka filluar te punojë që nga viti 1999 pas përfundimit të luftës në R. e Kosovës, u angazhuan ekipe të ekspertëve  nga USA gjegjësist nga Universiteti John Hopkins, ne fillim 1 Profesor i mirënjohur ne botë për Mjekësin Emërgjente Prof. Dr Jon Kerstetter, i cili inicojë punën së bashku me  ekipet e Profesorëve nga QKUK dhe disa eksperteve nga diaspora që ishin kthyer për të ndihmuar Mjekësin e pas luftës në R. e Kosovës si Prof.  Dr Dugagjin Binishi- Anesteziolog ne USA dhe  Profesorët e lëmive  të Anestezionit, K. Abdominale, Neurokirurgjisë,K. Torakale, K. Vaskulare, Ortopedisë,ORL,Oftalmologjisë, K.Plastike etj, formuan ekipët e para të traumës në një pjesë të caktuar që  u quajt Qendra Emergjente.


Pas kësaj  fillojë veprimtarija dhe zhvillimi i Mjekësisë Emergjërte si lëmi mësimore në Universitetin e Prishtinës – Fakukktetin e Mjekësisë.

Me iniciativën  e Profesorit të nderuar J.K, erdhën Profesor dhe ekipe të Mjekëve të M.E nga USA si Universiteti J.H dhe Roschester dhe për herë të parë  u shpall konkursi  për Specializim nga lëmija e ME. Ku ju nda specializimi 19 specializantëve të rinjë , si gjeneratë e parë e kësajë lëmije të Mjekësisë,kjo gjeneratë tërë kohën u trajnua dhe u përgaditë nga këta experte nga USA dhe në vitin 2004 doli si gjenerata e parë e Specialistëve të ME.

Që atëherë QE  është njëra prej njesive më thelbësore e SHSUK dhe QKUK, e cila e  zhvillon veprimtarin Mjekësore për  trajtimin dhe kujdesin e Pacientëve që prezentojnë me sëmundje akute. QE tani  udheheqet  dhe menagjohët  nga Specialistët e ME ,që organizon punën me  ndërrime me orar 12  ose 24 orës, në përputhje me  ligjin  e Mjekësisë Emërgjente, ligjin e punës dhe  te Shëndetësisë,  si dhe zhvillon veprimtarin akademike të edukimit dhe përgadijës së kudrove të reja  si Specializantëve të kësajë lëmije dhe edukimin e Studentëve dhe kuadrit të mesëm të  Infermjerisë ne R. E Kosovës.

QE  për monentin ka  20 krevetër dhe e organizon punën në   disa njësi si: Njësia e Traumës dhe Reanimacionit, Njësia e sëmundjëve Internistike,Njësia e S. të lëmive Kirurgjike, Njësia e pjesës Ortopedike, Laboratori  i QE,Salla për intervenime të vogla,po ashtu QE  posedon dhe 2 salla të Operacionit për trajtim te Pacienteve Emergjent , njësia e Triazhit, Recepcioni dhe  Barnatorja për furnizim.

 

Q.E ka  Komitetin Specialistik të Mjekësisë Emergjente dhe Anestezionit , mentorët Klinikë per Specializantët e ME,  si dhe   organizon dhe mbanë provime specialistike për Mjekët e ME dhe kurse për Infermjerin në kuadër të e Emergjencës.

QE. E udhëheqë - Drtejtori i QE,

                               -  Kryenifermieri i QE

                               - dhe Shefat e Ekipëve Mjekësore te QE.

 

Numri fix kontaktues: 038 500 600 2345

 

                                                                                                        Drejtori i Qendrës Emergjente:

                                                                                                                            Dr Naser Syla