• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

KLINIKA E ENDOKRINOLOGJISË

 

 Ass dr.sci. Merita Emini Sadiku
Drejtor i Klinikës Endokrinologjike
Specialiste e Mjekesise Interne - Endokrinologjise
Nr.tel tëklinikës: ++381 38 500 600 3578

Aferdita Kukaj, Mr.sci.
Ud.Kryeinfermiere e Klinikes:
Nr.tel tëklinikës: ++381 38 500 600 3270

 

Trajtimi intrahospitalor i pacientëve me sëmundje endokrinologjike për herë të parë ka filluar në kuadër të Klinikës së Sëmundjeve Interne si Repart Endokrinologjisë në vitin 1974, i udhëhequr nga Prof. dr. Hysen Ukmata. Në vitin 2012 është themeluar Klinika e Endokrinologjisë e udhëhequr nga Ass. dr. Drita Mekuli.

Klinika është e organizuar në shërbimin hospitalorë me dy reparte dhe shërbimin jashtëspitalorë në kuadër të ambulantave specialistike. Në ambulanca specialistike punohet cdo ditë pune dhe nëpër të kalojnë rreth 13.000 pacientë brenda vitit.  Në Klinikë janë 36 shtretër ku gjatë vitit përafërsisht hospitalizohen prej 800 - 900 pacientë, kryhen 2000 ultrazë të gjendrës tiroide, gjëndrave paratiroide dhe qafës si dhe rreth 200 punksion biopsi të tiroides brenda vitit. Mjekohet nje numër i konsiderueshëm i pacientëve me këmbë diabetike në bashkëpunim me specialistët e lëmive tjera përkatëse në kuadër të trajtimit multidisciplinarë. Bashkëpunimi më i mirë nga Klinikat e ngjajshme në rajon ka qenë me qendrat rajonale (Shqiperi dhe Kroaci) sidomos për kryerjen e një pjese të stazhit specialistik. 4 specialistë tanë kane mbaruar Diabetologjinë në Institutin Vuk Vrhovac  (Kroaci), 5 specialistë kanë mbaruar Tiroidologjinë (ultrazërin e tiroides dhe qafës)  në Qendrën Klinike Hospitalore REBRO (Kroaci).

Duke qenë institucion universitarë, Klinika e Endokrinologjise përveç shërbimit shëndetësorë, veprimtarine e saj e zhvillon edhe në dy drejtime tjera: arsimore dhe kërkimoro-shkencore. Në këtë Klinikë zhvillohet mësimi teorik dhe praktik për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, degës së Mjekësise, degës së Stomatologjisë dhe degës së Infermierisë. Mësimi zhvillohet nga stafi akademik i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë, në Katedrën e Mjekësisë Interne. Është qendër ku kryhet specializimi i Endokrinologjisë si dhe turnuset për specializim nga lëmitë e sëmundjeve interne (kardiologji, gastroenterologji, nefrologji, hematologji, reumatologji, pulmologji) dhe degët tjera. Klinika posedon intrastrukture të kompletuar për trajtimin e pacientëve intrahospitalorë.

Në këtë Klinikë mjekohen pacientë me këto patologji:

- Sëmundja e sheqerit- Diabeti,

- Obeziteti, mbipesha dhe nënpesha,

- Çrregullimet e metabolizmit të yndyrnave

-Semundjet e hipofizes (hiperprolaktinemia, Acromegalia, Morbus Cushing, hipopituitarizmi etj)

- Sëmundjet e gjëndrës tiroide-hipertireoza (Morbus Basedow, Adenoma toksike, etj), hipotireoza (nga tireoditi kronik-Hashimoto, nga mungesa e Jodit, etj) tiroiditet akute dhe subakute si dhe kancerët e tiroides.

 

- Sëmundjet e gjëndrave paratiroide dhe metabolizmit të kockave (hiperparatiroidizmi, hipoparatiroidizmi, mungesa e Vitaminës D dhe osteomalacioni, osteoporoza, etj)

 

- Sëmundjet e organave reproduktive (çrregullimet menstruale, vezoret policistike-PCOS, infertiliteti, menopauza, hipogonadizmi, etj)

 

- Sëmundjet e mbiveshkoreve (Sindroma Cushing, Morbus Addison, Morbus Conn, kancerët e mbiveshkoreve, hipertensioni endokrin, etj)

 

- Hirsutizmi si dhe

 

-Semundjet tjera metabolike

 

Klinika në mënyrë të vazhduar organizon ngjarje shkencore si:  konferenca, simpoziume dhe takime tjera me pjesëmarrje vendore dhe ndërkombëtare bashkë me Shoqatën e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës si dhe cdo dy vite mban ligjerata të rregullta dysemestrale për specializantët e vitit të tretë të degës së Endokrinologjisë të organizuara bashk me Komitetit Specialistik.Gjithashtu, Klinika e Endokrinologjisë vazhdon dokumentimin e të dhënave të pacientëve i cili shërben si material i vlefshën për shumë punime shkencore dhe studime postdiplomike.

Sipas organogramit Klinika është e ndarë në:

Shërbime intrahospitalorë:

1. Reparti i Diabetologjise-Shef reparti dr.Bardhyl Gashi

2. Reparti i Endokrinologjise dhe sëmundjeve metabolike- Ud. Shef reparti.dr.Arbëresha Haxhibeqiri

3. Njësia Gjysëmintensive

4. Shërbimi për Këmbë diabetike

5. Kabineti për Ultrazë të gjëndrës tiroide, qafës dhe FNAB

6. Kabineti për Edukim diabetik

7. Kabineti i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë

Shërbimi jashtspitalorë - Ud. Shef i repartit dr. Adem Rama.

Në këtë shërbim ne kuader të dy ambulancave specialistike, cdo ditë punojnë 4 endokrinologë dhe 2 infermierë. Në kuadër të këtij shërbimi organizohen dhe mbahen kujdestaritë 24 orëshe në shërbim të të gjitha Klinikave në kuadër të Qendrës Emergjente dhe të gjitha Klinikave të QKUK-së.

Gjithsej jane 32 punëtorë, prej tyre 15 mjekë specialist, 17 infermiere dhe 1 administratore, prej cileve një Profesor asistent, dhe dy asistentë në kuadër të Katedrën së Mjekësisë Interne të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës,  në lëndët Propedeutikë e Mjekësisë Interne si dhe dy specialistë tanë janë Profesorë asistentë të angazhuar në Katedrat paraklinike të Fakultetit të Mjekësisë, në lëndët Farmakologji Klinike dhe Histologji.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Specialistet

Infermieret

1.

Ass. Dr. Merita Emini Sadiku, Mr.Sci, Dr.Sci

1.       Aferdita Kukaj, Mr.Sci

2.

Dr. Bardhyl Gashi

2.       Sanije Godanci

3.

Dr. Arbëresha Haxhibeqiri

3.       Naser Miftari, Bsch

4.

Dr. Adem Rama

4.       Shefkije Gashi

5.

Prof. Ass. Venera Berisha-Muharremi, Dr.Sci.

5.       Bahrije Neziri

6.

Dr. Nadije Morina Kuçi,

6.       Nafije Guraziu

7.

Dr. Rozafa Olloni-Nikaj

7.       Hamide Islami Bllaca, Bsch

8.

Dr. Vjollca Dedushaj Fazliu, Mr.Sci,

8.       Elfete Rexhepi,  Bsch

9.

As. Dr. Rina Tafarshiku Sejdiu

9.       Turkane Beqiri Berisha,  Bsch

10.

Dr. Mimoza Ramadani Piraj

10.    Fatmire Hajdari Gervalla

11.

Dr. Adnan Klinaku

11.    Kaltrina Gashi Gjocaj,  Bsch

12.

Dr. Amir Rexhepi

12.    Merita Svishta Sekiraqa,  Bsch

13.

Prof.Ass. Zana Vela, Dr.Sci.

13.    Florije Biqku,  Bsch

14.

Prof.Ass. Elton Bahtiri, Dr.Sci.

14.    Shkëndie Vokshi Fetahu,  Bsch

15.

Dr.Lindita Musliu-Mahmuti

15.    Merita Elezi,  Bsch

 

 

16.    Gerta Gashi

 

 

17.    Besnike Tërnava,  Bsch

 

 

18.    Hamide Islami-Administratore

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Duke u mbeshtetur në rekomandimet e shoqatave ndërkombëtare si American Diabetic Association (ADA), European Society of Endocrinology (ESE), European Association for the Study of Diabetes (EASD) si dhe shoqatat tjera të ngjajshme, Klinika e Endokrinologjisë, aplikon kriteret diagnostike dhe terapeutike bazuar në udhërrefyesit përkatës bashkohor për sëmundje endokrinologjike, të diabetit dhe metabolizmit. Gjithashtu, ne Klinikë zbatohen edhe dy Udhërefyes Klinik Kombëtarë të semundjes së sheqerit të perpiluara nga grupi punues profesional nën udhëheqjen e specialistëve të Klinikës tonë, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

 

Klinika e Endokrinologjisë është qendra e vetme referente e nivelit terciar në Kosovë në të cilën trajtohen rastet  më specifike të fushës së Endokrinologjisë, Diabetologjisë dhe Sëmundjeve Metabolike.