• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Historiku i Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare

 

Shërbimi i Mjekësisë Nukleare është themeluar me 09 maj të vitit 1974 si Njësi e Mjekësisë Nukleare e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Themelues i Njësisë së Mjekësisë Nukleare ishte Prof.Dr. Bexhet Canhasi të cilit më vonë iu bashkuan edhe Dr. Ismail Dreshaj- Mjekë, Tahir Imami- Fizicient, Mentor Disha- Farmacist, Dr.Neshet Rizvanolli dhe Dr.Faton Agani Mjekë.

Në vitin 1986 në Njësisnë e Mjekësisë Nukleare punesohet Dr.Ramë Miftari ndërsa në vitin 1987 në Mjekësi Nukleare punësohen Dr.Idriz Gerqari dhe Dr.Muharrem Saliu.

 

Njësia e Mjekësisë Nukleare fillimisht filloi organizimin e punës në katin përdhesë të ndërtesës që lidhte ndërtesën e Klinikës Interne dhe Qendrës Diagnostike. Në ate kohë Mjekësia Nukleare kishte në shërbim Skanerin Linear, Renaltronin, aparatin për fiksim dhe Gama numruesin.Për herë të parë në Kosovë filluan të realizohen scintigrafia e gjëndrës tiroide, scintigrafia e mëlçisë dhe shpretkës, radiorenografia e veshkave si dhe ekzaminimi i gjëndrës tiroide dhe përcaktimi i përqëndrimit të hormonit TSH, T3 dhe T4. Njësia e Mjekësisë Nukleare me kohë u shndërrua në Qendër referente për gjëndrrën tiroide në Kosovë. 

 

Në vitin 1991 pas hyrjes së masave të dhunëshme nga Serbia më 01.10.1991 me një vendim u larguan nga puna Prof.Dr.Bexhet Canhasi, Ass.Dr.Neshet Rizvanolli, Dr.Ramë Miftari,Dr.Idriz Gerqari dhe Dr.Muharrem Saliu.

 

Pas luftës në vitin 1999, Mjekësia Nukleare filloi funksionimin si repart në kuadër të Qendrës Diagnostike të QKUK. Menaxher i parë i pasluftës ishte Ass.Dr. Neshet Rizvanolli e më vonë Dr.Idriz Gërqari dhe Prof.Ass.Ramë Miftari. Menjëherë pas lufte për herë të parë kryen provimin specialistik nga Mjekësia Nukleare Dr.Idriz Gerqari dhe Mr. sci. Dr. Ramë Miftari. Në  vitin 2000  lënda e Mjekësisë Nukleare fillon të organizohet si lëndë zgjedhore për here të pare  në Fakultetin e Mjekësisë me ligjërues Mr.sci.Dr. Ramë Miftari. Në vitin 2005 Mjekësia nukleare pranon një Gamma Camera si donacion nga miqtë Francez nga Universiteti i Lillit.

Në vitin 2010 me Ligjin për Shëndetësi dhe Statutin e QKUK-së, Mjekësia Nukleare avancohet në Shërbim Klinik i Mjekësisë Nukleare. Drejtor i shërbimit për here të parë ishte Prof.Ass.Ramë Miftari. Prej vitit 2000-2015 janë graduar edhe 4 specialist të Mjekësisë Nukleare: Dr. Luljeta Mushla-Abdullahu, Dr. Afërdita Bajçinca-Paqarizi, Dr. Fakir Spahiu dhe Dr. Ismet Bajrami.

Sot SHKMN shërben si qender e sherbimeve klinike dhe edukative për nivelin universitar, pasuniversitar dhe specialistik.

 

Në vitin  2008 si projekt i Ministrisë së Shëndetësisë jemi pajisur me aparaturën e re të komplet sistemit të  Gamma Camera(e prodhimit Siemens – Signatur serie Dual Heade)  dhe deri më sot kjo aparatur vazhdon punën me disa problem ndonjëherë teknike për shkak te vjetërsisë së saj.

 

Në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare janë momentalisht 17 të punësuar dhe prej tyre        5  Specialist të Mjekësisë Nukleare, 1 Specializantë i Mjekësisë Nukleare, 1 Fizikant Mjekësor , 1 Radiofarmacist dhe 9 teknik laburant dhe 1 puntore administrate.

 

Kuadri profesional mjekësor është i përbër nga 6 specialist:

1.      Prof.Dr. Ramë Miftari – Specialist i Mjekësisë Nukleare

2.      Dr. Luljeta Abdullahu – Specialiste e Mjekësisë Nukleare

3.      Dr. Afërdita Bajqinca-Paqarizi – Specialiste e Mjekësisë Nukleare

4.      Dr. Fakir Spahiu – Specialist i Mjekësisë Nukleare

5.      Dr. Ismet Bajrami – Specialist i Mjekësisë Nukleare

6.      Dr. Bajram Krasniqi – Specializant i Mjekësisë Nukleare

7.      Ylli Kaçiu – Fizikant Mjekësor

8.      Armend Jashari – Radiofarmacist, PHD

 

Kuadri i mesëm është i përbër nga 9 teknik laburant:

1.      Afërdita Xhelili – U.D. Kryeteknike

2.      Nexhmije Doqi – Teknike laburante

3.      Zylihaje Koci – Teknike laburante

4.      Sevdije Canolli – Teknike laburante

5.      Albulena Muqolli – Teknike laburante

6.      Dafina Kulingja – Infermiere e Pergjithëshme

7.      Sadik Gjonbalaj – Teknik laburant

8.      Musli Muqolli – Teknik laburant

9.      Bujar Rexhaj – Msc. Biokimik-Fiziologjik (Master)

 

Në administrat kemi vetëm një punëtore të angazhuar për momentin:

1.      Sadete Aliu – punëtore administrative.

 

Në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare ofrohen këto shërbime:

1.      Scintigrafia e Skeletit

2.      Scintigrafia e gj. Tiroide

3.      Scintigrafia e gj. Patrathyroide

4.      Scintigrafia e gj. Pështymore

5.      Scintigrafia  Dinamike me DTPA

6.      Scintigrafia Statike  me DMSA e veshkave

7.      Scintigrafia e rrugëve biliare (Hepatobiliare)

8.      Scintigrafia statike e Melqise

9.      Scintigrafia e gjakderdhjeve gastrointestinal (Divertikulit te Mekelit)

10.  Scintigrafia e gjakderdhjeve gastrointestinal me Eritrocite të markuara.

11.  Scintigrafia e perfuzionit të mushkërive

12.  Scintigrafina e zemrës (perfuzionine miokardit)

13.  Limfscintigrafia

14.  Scintigrafia e Zbrazjës së Lukthit etj.

 

Po ashtu në vitin 2016 ne jemi pajisur me Gamma Caunter (RIA-metoda) për shërbimet laboratorike pran Mjekësisë Nukleare që mund ti punojmë hormone dhe ofrojmë këto shërbime:

T3, T4, TSH, Anti TPO, AntiTg dhe Tg.

 

Në vitin 2018 ne jemi pajisur me Ultërazë(USG – doopler) për ekzaminimin e gjëndrrës Tiroide  i cili është shumë i nevojshëm për diagnostifikimin e pacientëve(në shërbim kemi pasur një aparat të ulëtërazërit shumë i vjetër,i cili ka qenë donacion i një shoqate humanitare nga Suedia).

Në vitin 2020 kemi filluar aplikimin e terapisë për Hyperthyreosat me Jod Radioaktiv 131I me aktivitet deri në 15mCi, pasi që jemi Licencuar nga AKMRrSB për përdorimin e këtij Izotopi.

 

Në muajin shkurt te vitit 2020 në Shërbimin e Mjekësisë Nukleare është instaluar Denzitometria (DEXA) e cila ka munguar në QKUK-SHSKUK, me çrast jemi komletuar në fushën e diagnostifikimit të Osteoporozës te pacientët të cilët kanë problem me këtë sëmundje.

 

Planifikojmë te aktivizojmë repartin për terapinë me Radiojod 131 te Carcinomat e Gj. Tiroide ne QKUK ku lokacioni do te përcaktohet.

 

Me  interes për pacientët do të ishte zgjërmi i Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare edhe  me një aparat të SPECT/CT(është planifikuar për vitin 2019 por nuk është realizuar deri më tani) e cila do të eleminonte listën e pritjes në shërbimin tone dhe do të mundësonte ekzaminime të reja.

 

Interes Kombëtar në të ardhmën është që  të punohet në drejtim të realizimit të Projektit për  PET/CT – QENDRËN e cila do të ofronte diagnostifikimin e shumë sëmundjeve tumorale që sot i mungon Kosovës një Qendër për PET/CT, për të cilin kemi realizuar edhe Planin e para Fizibilitetit për këtë Projekt të rëndësishëm me prioritet Nacional.