Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës në QKUK – Një qendër
me histori dhe mision humanitar
Shërbimi Klinik
i Ortoprotetikës në QKUK është një njësi funksionale me rrënjë të hershme, që
filloi të zhvillohet që para luftës së vitit 1999. Edhe pse me kushte të
kufizuara, kjo njësi ka ofruar ndihmë esenciale për pacientët me nevoja për
proteza, orteza dhe këpucë ortopedike, duke u shërbyer kryesisht personave me
amputime, deformime, paraliza dhe sëmundje muskulore.
Pas luftës,
shërbimi u rindërtua dhe u zhvillua më tej me ndihmën e institucioneve vendore
dhe organizatave ndërkombëtare humanitare. U pajis me teknologji më
bashkëkohore dhe u trajnuan kuadro të reja në fushën e ortotiko-protetikës.
Sot, kjo
njësi funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si
institucioni qendror publik që prodhon dhe përshtat pajisje ndihmëse ortopedike
dhe protetike për pacientë nga e gjithë Kosova. Ekipi profesional përbëhet nga
ortotistë-protetistë të trajnuar dhe të licencuar, të cilët bashkëpunojnë
ngushtë me mjekët specialistë për të ofruar shërbime të personalizuara dhe me
standarde të larta.
Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës në QKUK
Shërbimi Klinik
i Ortoprotetikës në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)
është një njësi e specializuar që ofron prodhimin, përshtatjen dhe mirëmbajtjen
e pajisjeve ndihmëse ortopedike dhe protetike për pacientë me nevoja të
ndryshme funksionale.
Qëllimi dhe funksioni
Ky shërbim
ka për qëllim të përmirësojë funksionin, mobilitetin dhe cilësinë e jetës së
personave me humbje gjymtyrësh, deformime, paraliza, sëmundje muskulore ose
lëndime ortopedike, përmes:
Lista e ndihmesave Orto-Protetike që prodhohen në SHKOP
Indikacionet gjenerale dhe
pershkrimi teknik i shkurtër
Kjo listë përmban emrat,
indikacionet e përgjithëshme dhe përshkrimin e shkurtët teknik të secilit lloj
të ndihmesës që prodhohet në Qendrën Orto-Protetike.
I. Ndihmesat
oropedike
Këpucët ortopedike janë ndihmesa që
shërbejnë për korrigjim, kompenzim ,të evitojnë dhimbjet në shputa, deformimet
dhe jostabilitetin.
1. Këpucët
ortopedike
Indikacionet e pergjithëshme:
Korigjimi dhe kompenzimi I deformimeve të shputave.
Nevoja për ripaisje: Një herë në vit
për të riturit dhe dy apo tri herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: Prodhohen sipas
masës me matje apo me allqi.. Bilaterale. Prodhohen nga lëkura, por nganjëherë
edhe me shtesa metalike për t’u ngjitur me ortozë.
2. Shtojcat
për kompenzim tek shkurtesa e gjymtyrës
Indikacionet e pergjithëshme:
kompenzim I shkurtesës së këmbës
Nevoja për ripaisje: Një herë në vit
për të riturit dhe dy apo tri herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: unilaterale.
Prodhohet nga goma apo tapa.
3. Shtojcat
ortopedike( 1 parë)
Indikacionet e pergjithëshme:
dhimbje apo abnormalitete statike dhe dinamike të pjesës plantare të shputës.
Nevoja për ripaisje: Një herë në vit
për të riturit dhe dy apo tri herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: Prodhohet nga
lëkura apo material I butë (tapë, shkumë, plastikë) në bazë të gjurmës së
shputës së pacientit.
4. Reparimi
I këpucëve ortopedike
Reparimi I këpucëve të dëmtuara.
Shpenzimet janë të paraparë për të gjitha shërbimet.
5. Ndihmesat
e lëkurës për amputimet e Chopart /
Symes
Indikacionet e pergjithëshme:
amputimi parcial I shputës (Chopart) apo disartikulimi në artikulacionin
talo-crural (Symes). Ndihmesat nga lëkura aplikohen te të moshuarit dhe ata më
pak aktiv apo me probleme të lëkurës.
Nevoja për ripaisje: Një herë në vit
për të riturit dhe dy apo tri herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: Lëkurë
II. Ndihmesat
protetike
1. Protezë
definitive mbi gju – gjuri I lirë – pacienti aktiv apo I rëndë
Indikacionet e përgjithëshme: paisja
e pacientëve me amputim mbi gju apo disartikulim në gju. Ky model indikohet për
pacientët aktiv, të rinjë, të aftë ta kontrollojnë gjurin e lirë apo pacientët
e rëndë ( mbi 70 kg)
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për
të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar.
Artikulacioni i gjurit i lirë. Strukturë endoskeletare me kozmetikë.
2. Protezë
definitive mbi gju – gjuri I bllokuar – pacient aktiv ose I rëndë
Indikacion i përgjithshëm: paisja e
pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet te
ata pacient që vështirë e kontrrollojnë gjurin, por janë mjaft aktiv dhe të
rëndë mbi 70 kg.
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për
të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar.
Gjuri i bllokuar. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
3. Protezë
definitive mbi gju – gjuri I lirë – pacientët më të moshuar dhe të lehtë
Indikacion i përgjithshëm: paisja e
pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet te
ata pacient që lehtë e kontrrollojnë gjurin, të lehtë (nën 70 kg) dhe me
aktivitet mesatar.
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për
të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar.
Gjuri i lirë. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
4. Protezë
definitive mbi gju – gjuri I bllokuar – pacientët më të moshuar dhe të lehtë
Indikacion i përgjithshëm: paisja e
pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet te
ata pacient që vështirë e kontrrollojnë gjurin, të lehtë (nën 70 kg) dhe me
aktivitet jo të mjaftueshëm.
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për
të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar.
Gjuri i bllokuar. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
5. Protezë
definitive nën gju
Indikacion i përgjithshëm: paisja e
pacientëve me amputime nën gju.
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për
të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar.
Gjuri i bllokuar. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
6. Protezë
Chopart / Symes
Indikacion i përgjithshëm: paisje
për pacientët me amputim parcial të shputës (Chopart) apo disartikulim në
artikulacionin talo-krural (Symes). Kjo ndihmesë e laminuar indikohet te
pacientët aktiv Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për të rriturit, 1 apo 2 herë
në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: e laminuar
7. Proteza
per disartikulim të kërdhokullës
Indikacion i përgjithshëm: paisje
për pacientët me disartikulim në artikulacionin kokso-femural
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për
të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: prodhohet nga
hizna plastike polipropilenike. Artikulacionet e kerdhokullës dhe gjurit të
lira. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
8. Protezë
e përkohëshme mbi gju – gjuri I lirë
Indikacion i përgjithshëm: paisja e
pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet te
ata pacient që janë të rinjë, shumë aktiv dhe të aftë per t’a kontrolluar
gjurin në fazat e hershme.
Proteza e përkohëshme vendoset disa javë pas
intervanimit(amputimit), me qëllim që të siguroj rehabilitimin e hershëm derisa
cungeli mer formën definitive. Paisja me proteza definitive bëhet pas 3-8
muajsh.
Përshkrimi teknik: hizne e plastike
polipropilenike. Gjuri I lirë. Strukturë endoskeletale.
9. Protezë
e përkohëshme mbi gju – gjuri I bllokuar
Indikacion i përgjithshëm: paisja e
pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet më së
shpeshti për protetizimin e përkohshëm të amputimeve nën gju.
Proteza e përkohëshme vendoset disa javë pas
intervanimit ( amputimit), me qëllim që të siguroj rehabilitimin e hershëm
derisa cungeli mer formën definitive. Paisja me proteza definitive bëhet pas
3-8 muajsh.
Përshkrimi teknik: hizne e plastike
polipropilenike. Gjuri i bllokuar. Strukturë endoskeletale.
10. Protezë
e përkohëshme nën gju
Idikacion i përgjithshëm: paisja e
pacientëve me amputime nën gju.
Proteza e përkohëshme vendoset disa javë pas intervenimit
(amputimit), me qëllim që të siguroj rehabilitimin e hershëm derisa cungeli mer
formën definitive. Paisja me proteza definitive bëhet pas 3-8 muajsh.
Përshkrimi teknik: hizne dynakast.
Strukturë endoskeletale.
11. Reparimi
I protezave
Reparimi I protezës së dëmtuar
kushton përafërsisht 10.20 € për një orë pune, duke llogaritur çmimin e punës
dhe lëndën e parë. Por nëse duhet të ndërohet artikulacioni, shputa apo ndonjë
pjesë tjetër,çmimi i tyre i shtohet kohës punuese të shpenzuar për reparim.
III. Ndihmesat
ortotike
1. Orteza
AFO
Indikacion i përgjithëshëm: paralizë apo insatbilitet i shputës apo/dhe
artikulacionit talo-crural.
Përshkrimi teknik: metal, i
mbështjellur me lëkurë. Zakonisht i shoqëruar me këpucë ortopedike.
2. Orteza
plastike peroneale
Indikacion i përgjithëshëm: paralizë
e shputës apo/dhe artikulacionit talo-crural.
Përshkrimi teknik: plastikë
3. Ortoza
KAFO
Indikacion i përgjithëshëm: paralizë
apo insatbilitet i gjurit (me apo pa paralizë të shputës/ artikulacionit
talo-crural.
Përshkrimi teknik: metal + lëkurë
ose plastikë + metal, me gju ortotik të bllokuar.
4. Ortozat
HKAFO
Indikacion i përgjithëshëm: paralizë
apo insatbilitet i kërdhokullës, gjurit (me apo pa paralizë të shputës/
artikulacionit talo-crural.
Përshkrimi teknik: metal + lëkurë
ose plastikë + metal, me gju dhe artikulacion të kërdhokullës të bllokuar.
5. Rrypat
e Pavlikut
Indikacion i përgjithëshëm: treatmani I fëmijëve me deformime
kongjenitale të kërdhokullave.
Përshkrimi teknik: zakonisht
bilateral – prodhohen nga materiali i butë (lëkurë apo traka ngjitëse)
6. Atalanta
aparati
Indikacion i përgjithëshëm: treatmani i fëmijëve me deformime
kongjenitale të kërdhokullave ( seriozitet mesatar i deformimit).
Përshkrimi teknik: zakonisht
bilateral , metalik, të mështjellura me lëkurë
7. Hilgirajner
aparati
Indikacion i përgjithëshëm: treatmani i fëmijëve me deformime
kongjenitale të kërdhokullave ( rastet serioze).
Përshkrimi teknik: zakonisht
bilateral , metalik, të mështjellura me lëkurë.
8. Longetat
per parakrah dhe dorë
Indikacion i përgjithëshëm:
mënjanimi i dhimbjeve, trajtimi apo prevenimi i deformimeve në dorë/parakrah,
te sëmundjet neurologjike, traumat apo sëmundjet reumatizmale.
9. Mider
Shkarkues
Indikacion i përgjithëshëm: Korset
për shkarkim të peshës në boshtin kurrizor.
Përshkrimi teknik: Prodhohet nga
metali dhe e mbështjellur me lëkurë.
10. Pektus
aparati
Indikacion i përgjithëshëm: deformim
I sternumit , pectus carinatus
Përshkrimi teknik; metal
11. Korset
për kifozë
Indikacion i përgjithëshëm: tretmani
i kifozave
Përshkrimi teknik; metal
12. Korset
plastik (TLSO,LSO)
Indikacion i përgjithëshëm: tretmani
i skoliozave
Përshkrimi teknik; plastikë
13. Qafore
Thomas-I
Indikacion i përgjithëshëm:
stabilizimi i frakturave apo dislokimeve të unazave cervikale
Përshkrimi teknik; prodhohet nga materiali i butë (shkumë apo
shpuzë)
14. Reparimi
I ortozave
Reparimi i ortozave të dëmtuara
kushton mesatarisht 10.20 € për një orë pune, duke llogaritur këtu çmimin e
punës dhe materialin. Por nëse është i nevojshëm ndërimi i artikulacionit,
atëherë çmimi i tij duhet t’i shtohet kohës së punës.
Struktura organizative e Shërbimit Klinik të
Ortoprotetikës në QKUK
o Udhëheq
dhe siguron mbarëvajtjen e procesit të punës në SHKOP
o
Ky bashkëpunim siguron që çdo pacient të ketë qasje në
trajtim të integruar dhe të personalizuar.
Përshkrimi i objektit të SHKOP – QKUK
Objekti i Shërbimi
Klinik i Ortoprotetikës (SHKOP) në QKUK është një hapësirë e dedikuar për
prodhimin, përshtatjen dhe dorzimin e pajisjeve ndihmëse ortopedike
(ortozave) dhe protetike, është i
organizuar në disa njësi funksionale të ndara fizikisht, që mundësojnë një
rrjedhë të qartë pune nga vlerësimi i pacientit deri te prodhimi dhe përshtatja
e pajisjes apo mjetit ortopedik.
1. Zona e pritjes dhe vlerësimit egzaminimit të
pacientëve / Reparti klinik
2. Dhoma për marrje masash dhe prova
3. Laboratori teknik / Punëtoria
SHKOP ndahet ne zona funksionale ku
ndodh prodhimi (praktik) i pajisjeve, dhe ndahet në disa nën-zona:
Zona e përpunimit të gipsit – për prodhimin e kallëpeve apo pozitivëve .
Zona e termoformimit dhe laminimit – për përpunimin e materialeve
plastike, termoplastikëve dhe fibrave të karbonit.
Zona e montimit të komponentëve
mekanikë – për
protezat modulare dhe sistemet e artikulacioneve.
Zona e makinerive per prerje
gdhendje dhe përfundimit – për përpunimin final dhe personalizimin e pajisjeve ortopedike
(proteza Orteza kepuce dhe shtojca ortopedike).
Depoja e materialeve – për ruajtjen e lëndëve të para
dhe komponentëve.
4.
Salla e provave dhe përshtatjes si dhe ushtrimit të pacientëve për përdorimin e
protezave dhe ortezave të gjymtyrëve të poshtme.
Kjo është një hapësirë funksionale
ku pacientët testojnë pajisjet e tyre nën mbikëqyrje. Përfshin shtigje ecjeje,
pasqyra, dhe ndonjëherë mjete ndihmëse për testim të ekuilibrit apo ushtrime
funksionale. Përdoret për
stërvitje fillestare dhe edukim të pacientit mbi përdorimin e protezës/ortezës.
5. Zyra administrative dhe arkiva
Hapësira për
personelin administrativ dhe menaxhues. Përdoret për organizimin e
dokumentacionit, komunikim me komisionet mjekësore dhe sigurimet shëndetësore,
si dhe për menaxhim të brendshëm të shërbimit.
6. Zyra e stafit professional : Për ortotistët-protetistët dhe
teknikët, për përgatitje të dokumentacionit teknik, planifikim klinik, si dhe
mbledhje të brendshme profesionale.
Kjo ndarje e
qartë e hapësirave i mundëson SHKOP-it të funksionojë në mënyrë të koordinuar
dhe efikase, duke respektuar rrjedhën logjike të punës: vlerësim – matje –
prodhim – prova – përshtatje – trajnimi i pacientit – dorzimin.
Stafi profesional
Shërbimi
Klinik i Ortoprotetikës (SHKOP) në QKUK përbëhet nga një ekip
multidisiplinar profesional, i përkushtuar për ofrimin e shërbimeve
ortotiko-protetike me cilësi të lartë për pacientë nga e gjithë Kosova.
Stafi profesional klinik dhe teknik përfshin:
Orari i punës
Shërbimi
Klinik i Ortoprotetikës (SHKOP) në QKUK punon sipas orarit standard të
institucioneve publike shëndetësore: E hënë – E premte nga ora 07:00
– 15:00.
Gjatë këtij
orari ofrohen shërbime për:
Vlerësime klinike dhe matje për pajisje ortotike/protetike
Prova dhe përshtatje të pajisjeve
Konsultime me pacientë dhe familjarë
Pranim dhe shpërndarje të pajisjeve të përfunduara
Shërbime teknike në laboratorin ortopedik
Për pacientët: Konsultimet klinike dhe hapja e dosjeve për
pacientë të rinj:
Rekomandohet që të caktojnë termin paraprakisht ose të paraqiten me udhëzim nga
mjeku specialist. Orari i konsultave mjeksore me ekip pluridiciplinar eshte te marteve dhe te enjteve duke filluar nga
ora 10, (vrejtje duhet caktuar termin paraprakisht pasi qe nr i pacienteve
eshte i kufizuar).
Gjatë kësaj
kohe:
Kryhen konsultat e para me pacientët
Bëhet hapja e dosjeve të reja
Pranohet dokumentacioni mjekësor i
nevojshëm
Përcaktohen terminet për matje dhe
prova
Pas
hapjes se dosjes apo historise se pacientit ne varsi te llojit te mjetit
ortopedik stafi profesional nekoordinim edhe me pacientet dhe ekipin ndihmes
cakton termine dhe realizon aktivitetet si ne vijim :
Vlerësime klinike dhe matje për proteza, orteza dhe këpucë
ortopedike
Prova dhe përshtatje të pajisjeve
Prodhim dhe përpunim teknik në
laboratorin ortopedik
Dorëzim i pajisjeve të përfunduara.
![]() |