• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK: Rritet numri i të spitalizuarve post-Covid-19

Bazuar në raportimet e datës 23 nëntor 2021 nga klinikat Covid-19, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, vërehet rritje e numrit të pacientëve post-Covid-19, të cilët po kërkojnë trajtim spitalor.

Nga raporti rezulton se 34 pacientë janë të shtrirë si post-Covid, përderisa 16 të tjerë janë me Covid-19 pozitivë. Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë. Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 3 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19 Spital i Pejës, 5 pacientë Spitali i Gjakovës, 8 pacientë Spitali i Ferizajt, 2 pacientë