• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Procedura digansotike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik të zemrës me ablacion

Me datë 11 dhe 12.12.2021 në Klinikën e Kardiologjisë, shërbimin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, filloj për herë të parë procedura diagnostike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik me ablacion.

Kjo procedurë e rëndësishme intervente me një aparaturë bashkëkohore dhe angazhim maksimal të stafit tonë të specializuar hapi një etapë të re në Klinikën e Kardiologjisë dhe trajtimin e pacientëve me aritmi kardiake. Janë punuar gjithsejtë 5 raste me çrregullime supraventrikulare të ritmit, prej të cilëve 3 raste me AVNRT tipike dhe 2 raste me sindromë parangacmimi dhe rrugë acesore përçimi (WPW). Rastet janë punuar nga specialistët tonë të fushës dr.Edmond Haliti dhe dr.Xhevdet Krasniqi, nën mbikqyrje (proktorship) nga eksperti i jashtëm Prof.Vassil Traykov nga Bullgaria, si dhe me përkrahjen e çmuar të menaxhmentit dhe angazhimin maksimal të stafit infermieror të shērbimit përkatës. Të gjitha rastet kanë përfunduar me sukses dhe pa komplikime.

Fotografite e bashkangjitura