• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë u operuan 8 raste të rënda

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, brenda një muaji janë kryer një numër i madh i operacioneve me nivel të lartë të ndërlikueshmërisë.

Mjekët kardiokirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të stafit përcjellës, kanë operuar 8 pacientë, duke bërë zëvendësimin e dy valvulave, zëvendësimin e valvulës dhe të aortës ascendente (pjesa fillestare e aortës), si dhe zëvendësimin e aortës me riparim të valvulës. Pacientet kanë qenë me kapacitet të reduktuar të zemrës, si pasojë e paraqitjes me vonesë për ndërhyrje kardiokirurgjike. Operacionet janë kryer me sukses, ndërsa pacientët janë liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore, pas periudhës post-operative.