• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Mbi 18 mijë vizita në vitin 2021, në Klinikën e Pediatrisë

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vitin e kaluar ka ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët, pavarësisht situatës me Pandeminë COVID-19.

Në bazë të raportit të punës për vitin 2021, janë realizuar 18 mijë e 56 vizita ambulatore dhe 31 mijë e 99 vizita të pranimit-kontrolla. Gjatë periudhës janar-dhjetor, gjithashtu, janë bërë 856 EKG, 1 mijë e 315 EEG, 2 mijë e 257 Eho të Zemrës, 2 mijë e 574 Eho të Abdomenit, 1 mijë e 192 Eho të Trurit, 593 Eho të Mushkërive dhe 105 Eho të Gjëndrës Tiroide. Për 12 muaj janë kryer edhe 7 dializa, 49 flowsitometri, 76 punksione dhe 4500 Strisho të Gjakut Periferik.