• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Për 3 muaj mbi 5 mijë analiza nga Shërbimi i Mikrobiologjisë

Në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike të QKUK-së, për 3 muaj janë realizuar 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike.

Nga to, 1 mijë e 806 mostra ishin të Traktit Urogjenital, 934 të Traktit Respirator dhe 511 të Traktit Gastrointestinal. Nga janari deri në mars u kryen edhe 1 mijë e 555 teste për infeksione spitalore, 196 teste imunokromatografike dhe 662 teste aerologjike.