• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK përfitoi donacion nga KFOR

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka përfituar donacion të pajisjeve mjekësore nga KFOR -MSU Carabinieri nga Italia.

Pajisjet e dhuruara do të shërbejnë për Klinikëne Pediatrisë dhe atë të Neonatologjisë. Donacioni përmbanë infratavolinë për Repartin Intensiv Pediatrik me 2 respiratorë, për 3 moduse infatil, pediatrik dhe adult, e po ashtu, 2 monitorë transportues me 5 parametra. Në ceremoninë e dorëzim- pranimit të donacionit morën pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, Ambasadori italian në Kosovë, Antello De Riu, u.d. drejtoresha e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu Raci, Gen. Luca PIPERNI (ITA) KFOR DCOM si dhe Komandanti i Karabinierëve KFOR MSU Koloneli Maurizio Mele. Dr. Zejnullaju – Raci, u.d. drejtoreshë e ShSKUK-së, ka falënderuar shtetin italian dhe KFOR-in për këtë donacion shumë të nevojshëm për trajtimin e pacientëve. Fjalë falënderimi për donacionet e vazhdueshme nga shteti italian tha edhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili tregoi angazhimet konkrete për përmirësim të shërbimeve shëndetësore për pacientët. Ambasadori italian në Kosovë, Antello De Riu, përmendi bashkëpunimet dhe ndihmesat që ka dhënë shteti i Italisë për popullin e Kosovës, me theks të veçantë për Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe atë të Mikrobiologjisë, por edhe gjatë Pandemisë së Covid-19. Për donacionin e sotëm, foli edhe gjeneral, Luca PIPERNI, nga KFOR-i italian, i cili tregoi për punën që kanë bërë deri në realizimin e donacionit dhe bashkëpunimet e më hershme.

Fotografite e bashkangjitura