• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Mbi 1 mijë e 200 operacione në Klinikën e Kirurgjisê Vaskulare

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rritur vëllimin e punës dhe ka arritur që të zvogëloj listën e pritjes për operacione.

Në këtë Klinikë është funksionalizuar Aparati me Radiofrekuencë- Ablacion, i cili mundëson që me metoda bashkëkohore të kryhen operacionet e venave varikoze, me anestezion lokal, pa pasur nevojë për praninë e anesteziologut gjatë intervenimit. Nga raporti i punës së kësaj klinike, figuron se gjatë viti 2022 janë kryer 1 mijë e 202 operacione, prej tyre 316 operacione të venave varikoze. Në dy muajt e parë të këtij viti janë kryer gjithsej 201 operacione, 64 prej tyre të venave varikoze. E gjithë kjo punë është kryer në bashkëpunim edhe me Klinikën e Anesteziologjisë që në vazhdimësi i është përgjigjur kërkesave të kësaj klinike.

Fotografite e bashkangjitura