Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Zëvëndës drejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, Dr. Hasan Arzoallxhiu, zv. drejtor i Spitalit të Prizrenit, z. Osman Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, z. Fevzi Xhemali, drejtor i Infermierisë dhe dr. Shpresa Elshani, shefe e Laboratorit, të mërkurën, kanë përuruar hapësirat e rinevuara të Laboratit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa", në Prizren.
Prizren, 23 mars 2023 Komunikatë për medie nga Spitali i Prizrenit Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Zv. drejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, para mediave ka premtuar angazhimin për investime në të gjitha njësitë përmërëse të SHSKUK-së me qëllim të përmirësimit ambientit dhe kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët Me hapësirat e rInovuara të laboratorit janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë për stafin e laboratorit si dhe ngitjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve për pacientë. Renovimi i hapësirave të laboratorit është projekti i parë i nisur qysh në ditët e para të marrjes së detyrës së drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, më 28 qershor të vitit 2022.