• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

561 operacione u kryen për 3 muaj, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Në tremujorin e parë të vitit 2023, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 561 operacione nga kirurgët abdominalë, në bashkëpunim me anesteziologët nga Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.

Në ambulanca specialistike janë kryer gjithsej 1 mijë e 279 vizita mjekësore. Stafi mjekësor i asistuar edhe nga infermierët, poashtu, ka kryer edhe 58 kolonoskopi,129 ERCP- teknikë enodoskopike mini-invazive dhe 48 gastroskopi.