• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Për herë të parë heqen gurët me laser tek një fëmijë 3 vjeçar

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë u realizua me sukses thyerja (lithotrsipsia) laserike e gurëve në traktin urinar tek një fëmijë tre vjeçar.

Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve tani në ambientet e Spitalit të ri të fëmijëve "Sheikha Fatima" po vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve intervente endoskopike me metoda minimale invazive, me qasje dhe paisje bashkëkohore dhe kjo fal angazhimit e profesiomalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë. Ky intervenim u realizua në bashkëpunim të ngushtë në mes të ekipës profesionale të Kirurgëve pediatrik të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikës së Anesteziologjisë dhe me specialistë të Klinikës së Urologjisë.

Fotografite e bashkangjitura