• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në Spitalin e Prizrenit, për herë të parë fillon shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike

Pacientët e rajonit të Prizrenit më nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në Klinikën e Onkologjisë për të marrë terapinë tabletare onkologjike, ngase nga dita e sotme këtë terapi do të mund ta marrin në Spitalin e Prizrenit.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se është shumë i lumtur që falë një pune intensive nga Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK, Klinika e Onkologjisë dhe Spitali i Prizrenit, sot po arrijnë që këtë terapi ta japin në Spitalin e Prizrenit, pa pasur nevojë që pacientët të udhëtojnë në Prishtinë. " Falë punës intensive kemi arritur që këtë ta jetësojmë disa muaj më herët se që ishte planifikuar, kjo do të jetë lehtësim për qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe do ta lehtësojë punën edhe të stafit të Klinikës së Onkologjisë që është i mbingarkuar", u shpreh ministri Vitia. Sipas tij, krahas kësaj po investohet në ifrastrukturë në Klinikën e Onkologjisë, ku po shtohen kapacitetet ekzistuese me shtretër dhe shërbime shëndetësore. Zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshêm tê ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, tha se në projekt është paraparë shpërndarja e terspisë tabletare në Spitalin e Prizrenit dhe atë të Pejës, me qëllim që pacientët të kenë më lehtë të marrin terapinë, e mos të detyrohen të udhëtojnë në Prishtinë. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se mbi 100 pacientë nga rajoni i Prizrenit do të marrin terapinë tabletare 1 herë në muaj në Spitalin e Prizrenit, ku një mjek specialist onkolog dhe 1 infermiere nga Klinika e Onkologjisë do të vinë në spital si asistencë. Ai përmendi investimet që po bëhen nga Msh dhe ShSKUK, e që do të lehtësojnë marrjen e shërbimeve shëndetësore për pacientët, duke shtuar se furnizimi me terapi onkologjike është i kënaqshëm.

Fotografite e bashkangjitura