Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(ShSKUK), bashkë me drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, të shtunën kanë mbajtur mbledhjen e radhës së Bordit Drejtues, në Spitalin e Përgjithshëm "Sheikh Zayed" në Vushtrri.
Gjatë takimit të Bordit, drejtoresha ekzekutive e Spitalit, ka paraqitur raportin 6 mujor të punës sipas reparteve dhe shërbimeve që ofrohen në këtë Spital, e poashtu, ka paraqitur projektet që parashihen të zbatohen në kuadër të Spitalit. Anëtarët e Bordit Drejtues u interesuan për shërbimet specifike dhe për ngritjen e shërbimeve dhe performancës së tyre. Me theks të veçantë rritja e performancës për reparte dhe shërbime të caktuara, përfshirë shfrytëzimin më të lartë të aparaturës dhe resurseve profesionale.