Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka përfunduar mbledhjet dhe vizitat e planifikuara në institucionet dytësore shëndetësore, si pjesë përbërëse e ShSKUK.
Këtë të shtunë, Bordi Drejtues, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, ka mbajtur takim në Qendrën per Integrim dhe Rehabilitim të Sëmurëve Psikiatrik-Shtime, Spitalin e Përgjithshëm- Ferizaj dhe Qendrën Profesionale të Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim- Ferizaj. Gjatë takimit në këto institucione, janë diskutuar dhe prezantuar raportet e punës së këtyre institucioneve, e poashtu është analizuar shfrytëzimi i kapaciteteve të punës, përfshirë hapësirat, personelin dhe pajisjet mjekësore. Bordi Drejtues, pas përfundimit të vizitave do të bëjë një analizë te përgjithshme lidhur me gjendjen aktuale në këto institucione shëndetësore.