• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKUK: Për nëntë muaj, mbi 68 mijë pacientë në Klinikën Emergjente

Mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore, në kuadër të Klinikës Emergjente, në nëntë muajt e parë të këtij viti, duke e bërë institucionin më të ngarkuar dhe me shumë punë, në Kosovë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe 995 operacione emergjente mjekësore. Numri i vizitave sipas profileve mjekësore -16 mijë e 602 pacientë në dhomë të Reanimimit -20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike -11mijë e 341 pacientë në dhomën e Kirurgjisë -14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë