• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Simpoziumi për trajtimin e sëmundjeve malinje tek fëmijët

Mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësor të QKUK-së, morën pjesë në Simpoziumin shkencor "Trajtimi i sëmundjeve malinje multi disiplinore tek fëmijët".

Gjatë Simpoziumit, kumtesat shkencore i prezantuan edhe profesorët e njohur nga Universiteti i Gracit në Austri, Prof. Wolfgang Swinger dhe prof. Emir Haxhiu, të cilët ndër vite kanë kontribuar për zhvillimin e shëndetit të fëmijëve dhe avancimin e shërbimeve në QKUK. Të pranishëm ishin edhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari. Drejtori i ShSKUK-së, falenderoi profesorët nga Austria, meqë edukimi profesional është i rëndësishëm. Dr. Violeta Grajqevci, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë, tha se falë përkrahjes nga profesorët nga Austria, shërbimet për 12 vjet janë avancuar. Në hapje të Simpoziumit fjalë rasti mbajti edhe dr. Ardian Shefkiu, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, i cili vlerësoi kontributin e profesorëve nga Austria në avancimin e shërbimeve.

Fotografite e bashkangjitura