• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

3 drejtorë të klinikave raportuan në Bordin Drejtues të ShSKUK

Këtë të shtunë ka vazhduar raportim i tre drejtorëve të klinikave, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, para anëtarëve të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës( ShSKUK).

Hapjen e mbledhjes së katërdhjetë e gjashtë të Bordit Drejtues të ShSKUK-së, e bëri kryesuesi, Dr. Naim Bardiqi, i cili tha se drejtorët e klinikave janë ftuar për raportim para Bordit Drejtues për të raportuar në lidhje me punën e klinikave, kërkesat që kanë, por me theks të veçantë në lidhje me shfrytëzimin e kapaciteteve të shtretërve, specialistëve dhe resurseve humane në përgjithësi, për të cilat Bordi Drejtues në vazhdimësi ka kërkuar ngritje të performancës dhe menaxhimit të institucioneve përbërëse. Të pranishëm gjatë raportimit të drejtorëve të klinikave ishin edhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi dhe U.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari. Në takim raportuan drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intnesiv, Dr. Gazmend Spahija, drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Dr. Merita Emini-Sadiku dhe drejtoresha e Klinikës së Gastroenterologjisë, Dr.Fitore Komoni.