Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Drejtori i ShSKUK, Z. Elvir Azizi, si dhe drejtorët e këtyre dy klinikave morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë.
Prishtinë, 02 maj 2024 Me këtë rast, Ministri Vitia tha se përmes këtij investimi do të sigurohen më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe potencoi se së shpejti do të shtohet shërbimi i Plazmaferezês, derisa po vazhdon edhe angazhimi që të ofrohet shërbimi për biopsinë e veshkës. Gjithashtu, për herë të parë në Klinikën e re të Hematonkologjisë do të mundësohet transplantimi i palcës kockore tek leukemitë akute, shërbim ky që deri më tani nuk është arritur të bëhet në Kosovë dhe se pacientët tanë nuk do të kenë më nevojë që të kërkojnë trajtim jashtë vendit për transplantimin autolog të palcës kockore. Me një sipërfaqe prej 3760 m² dhe me hapësira moderne për pacientët, vlera e investimit për këto dy klinika është 4,299,23.31 euro. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për ofrimin e kushteve sa më të mira për qytetarët në institucionet e saja publike.