• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKUK: Për herë të parë kryhet një rast me defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është bërë mbyllja perkutane e defektit interatrial në zemër, nën mbikëqyrjen e profesor Eustaquio Maria Onorato, me asistim edhe nga stafi i Klinikës së Anesteziologjisë.

Kjo procedurë mjekësore përdoret për të mbyllur një defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës (defekt interatrial). Në vend që të kryhet një operacion i hapur në zemër, kjo procedurë realizohet përmes kateterëve të futur nëpër enët e gjakut, zakonisht nga këmbët, dhe të drejtuar deri te zemra. Kjo procedurë është minimale invazive ka një periudhë më të shkurtër rikuperimi krahasuar me operacionin e hapur. Për të kryer një procedurë të tillë mjekësore, pacientët deri tani janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.