Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Haxhi Avdyli, të shoqëruar nga Drejtori i ShSKUK-së, z. Elvir Azizi, Drejtori i QKUK-së Osman Hajdari morën pjesë në përurimin e renovimeve të Klinikës Emergjente në QKUK.
Prishtinë, 27 gusht 2024 Investimet prej 800 mijë euro në Klinikën Emergjente sjellin përmirësime të dukshme për pacientët dhe lehtësojnë punën e stafit shëndetësor. Pas finalizimit të këtyre investimeve, Kryeministri Kurti theksoi se Klinika Emergjente ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, duke përfshirë hapësirë për triazhim, klimatizim dhe ventilim qëndror, rritjen e kapaciteteve me shtretër të rinj, riorganizimin e tërsishëm të hapësirave të brendshme, banjo dhe nyje sanitare që përmbushin standardët më të larta të higjenës dhe integrimin e telemjekësisë për monitorim të operacioneve në kohë reale. Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, tha se investimet e tilla dhe procese të tjera janë duke vazhduar në QKUK, si edhe në spitalet regjionale. Ministri Vitia falënderoi të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe theksoi se ky rezultat sot është meritë e kërkesave dhe punës së tyre. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për të siguruar kushte sa më të mira për qytetarët në shëndetësinë publike. ------------------------------------------------------------ Thorough investments have been inaugurated in the Emergency Clinic Prishtina, 27 August 2024 The Prime Minister of the Republic of Kosovo, Mr. Albin Kurti, Minister of Health, Dr. Arben Vitia, and the PM of the Assembly of the Republic of Kosovo, Mr. Haxhi Avdyli, accompanied by the Director of HUCCK, Mr. Elvir Azizi, Director of UCCK, Osman Hajdari participated in the inauguration of the renovations of the Emergency Clinic at UCCK. Investments of 800 thousand euros in the Emergency Clinic bring significant improvements for patients and facilitate the work of the health staff. After the finalization of these investments, Prime Minister Kurti emphasized that the Emergency Clinic has undergone an extraordinary transformation, including space for triage, air conditioning and central ventilation, increased capacity with new beds, complete reorganization of internal spaces, bathrooms and sanitary facilities that meet the highest hygiene standards and integrate telemedicine for real-time monitoring of operations. Whereas, the Minister of Health, dr. Arben Vitia, said that such investments and other processes are continuing in UCCK, as well as in regional hospitals. Minister Vitia expressed his gratitude to all health professionals and emphasized that this result today is the merit of their demands and work. The Ministry of Health remains committed to providing the best possible conditions for citizens in public health. ---------------------------------------------------------------- Inaugurisane temeljne investicije u Urgentnu kliniku Priština, 27. avgust 2024. Premijer Republike Kosovo, g. Albin Kurti, ministar zdravstva, dr. Arben Vitia, i poslanik u Skupštini Republike Kosova, g. Haxhi Avdyli, u pratnji direktora UBKSK, g. Elvira Azizija, direktora UKCK-a, Osmana Hajdarija, prisustvovali su inauguraciji renoviranja Urgentne klinike u UKCK-u. Investicije od 800 hiljada evra u Urgentnu kliniku donose vidljiva poboljšanja za pacijente i olakšavaju rad zdravstvenog osoblja. Nakon završetka ovih investicija, premijer Kurti je naglasio da je Urgentna klinika doživela izvanrednu transformaciju, uključujući prostor za trijažu, klimatizaciju i centralnu ventilaciju, povećan kapacitet novim krevetima, kompletnu reorganizaciju unutrašnjih prostora, kupatila i sanitarnih čvorova koji zadovoljavaju najviše standarde higijene i integraciju telemedicine za praćenje operacija u realnom vremenu. S druge strane, ministar zdravstva dr. Arben Vitia, rekao je da pored ovakvih investicija i drugi procesi su u toku u UKCK-u, kao i u regionalnim bolnicama. Ministar Vitia se zahvalio svim zdravstvenim radnicima i naglasio je da je ovaj današnji rezultat zasluga njihovih zahteva i rada. Ministarstvo zdravstva ostaje posvećeno obezbeđivanju što boljih uslova za građane u javnom zdravstvu.