• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK dhe IHS nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunini

Përfitojnë Spitali I Pejës dhe Gjakovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit (MOU). Ky partneritet synon të fuqizojë trajnimin dhe edukimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në nivel spitalor në Kosovë, me fokus të veçantë në spitalet e përgjithshme të Gjakovës dhe Pejës, të cilët janë partnerë të projektit IHS. Bashkëpunimi hap rrugën për të rritur kapacitetin e punonjësve të kujdesit shëndetësor për të parandaluar, menaxhuar dhe trajtuar sëmundjet kronike jo/ngjitëse (SKJ), duke mbështetur mirëqenien e pacientëve në mbarë Kosovën.