• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në QKUK u kryen 199 operacione të karcinomës së gjirit

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 199 raste të operacioneve të karcinomës së gjirit, në bashkëpunim edhe me stafin e Klinikës së Anesteziologjisë.

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 199 raste të operacioneve të karcinomës së gjirit, në bashkëpunim edhe me stafin e Klinikës së Anesteziologjisë. Poashtu, janë kryer 107 biopsi me anestezion të përgjithshëm, 131 biopsi të gjirit me anestezion lokal dhe 104 raste me gjilpërë gjysmë automatike. Klinika e Kirurgjisë Torakale, këtë vit ka filluar punën me aparaturën e re, Sentinel Nody Biopsy(Biopsia e Nyjës Sentinellë), e cila po lehtëson realizimin e operacioneve. Duhet theksuar se në këtë klinikë nuk ka listë të pritjes për rastet me kancer të gjirit dhe se ato trajtohen me prioritet nga kjo klinikë.