• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

PrEP mund të merret falas në Klinikën Infektive

Çfarë është PrEP? Parandalimi para ekspozimit (PrEP) është një strategji parandaluese që përfshin marrjen e barnave antiretrovirale nga persona HIV-negativ me rrezikshmëri të lartë, për të zvogëluar ndjeshëm rrezikun e infektimit me HIV. PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV përmes marrëdhënieve seksuale rreth 99% të rasteve, kur merret në mënyrë të rregullt dhe siç është e rekomanduar. PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV nga injektimi i drogave rreth 74% të rasteve.

PrEP mund të merret falas në Klinikën Infektivetë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës PrEP është më efektiv kur merret rregullisht, por nëse humben doza është më pak efektiv. PrEP mbron vetëm nga HIV, prandaj përdorimi i kondomëve është ende thelbësor për të parandaluar infeksione tjera seksuale (IST) dhe për mbrojtje të shtuar, nëse PrEP nuk merret siç duhet.