• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Prezantohet raporti i punës 9-mujor, para Bordit Drejtues

Prezantimi i raportit nëntëmujor para Bordit Drejtues

Në mbledhjen e gjashtëdhjetë e tretë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, është prezantuar raporti i punës së ShSKUK-së, për nëntë mujorin e vitit 2024. Mbledhjen e hapi, Dren Boshnjaku, kryesuesi i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, i cili bazuar në rendin e ditës i dha fjalën drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Elvir Azizi, i cili raportoi për aktivitetet dhe punët e realizuar nga drejtoria e ShSKUK-së. Sipas raportit të punës së prezantuar, për 9 muaj në ShSKUK kanë qenë të shtrirë 121, 433 pacientë, ku prej tyre në QKUK 64,129 dhe 57, 304 në spitalet e përgjithshme. Para Bordit Drejtues janë paraqitur shifrat e detajuara për secilën klinikë, spital, apo njësi përbërëse të ShSKUK-së, duke bërë edhe krahasimet me vitet paraprake. Pas prezantimit anëtarët e Bordit Drejtues kanë dhënë vërejtjet e tyre, rekomandimet dhe sugjerimet që do ndikojnë në përmirësimin e performancës së institucioneve përbërëse të ShSKUK-së.

Fotografite e bashkangjitura