• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Bordi drejtues mbajti mbledhjen e 65-të

Në mbledhje miratohet strategjia dhe plani i Njësisë së Auditimit

Në mbledhjen e 65-të, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ( ShSKUK), ka miratuar Planin Strategjik 2025-2027 dhe Planin vjetor 2025, për Njësinë e Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Bordit Drejtues, Dren Boshnjaku, i cili fjalën e kaloi tek Besnik Zejnullahu, u.d. drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm- ShSKUK, për të prezantuar strategjinë, por edhe planin e auditimit për vitin 2025, përfshirë njësitë dhe sektorët që planifikohen të auditohen, por edhe auditimet specifike, me kërkesë. Në këtë mbledhje, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, raportoi për punët dhe aktivitetet që janë realizuar dhe që janë në procedurë të realizimit në ShSKUK. Pas mbledhjes, anëtarët e Bordit Drejtues- ShSKUK, vizituan Klinikën e Biokimisë dhe Shërbimin Klinik të Mikrobiologjisë. Gjatë vizitës, drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli dhe drejtoresha e Shërbimit Klinik të Mikrobiologjisë, Greta Lila, shpjeguan punën që bëhet në këto dy njësi, treguan arritjet, sfidat, planet dhe kërkesat që kanë për zhvillim të mëtejmë të shërbimeve për pacientë.

Fotografite e bashkangjitura