Janë kryer të gjitha investimet e nevojshme
Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përkatësisht, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të fillojë Shërbimi i ri i Toksikologjisë. Ky hap inovativ sjell pajisje moderne dhe analiza të specializuara që do të mundësojnë të diagnostikojmë me saktësi rastet e intoksikimit, qoftë në situata akute apo kronike. Me teknologjinë më të avancuar, do të monitorojmë përqendrimin e barnave terapeutike në gjak dhe identifikojmë në mënyrë efikase rastet e abuzimit me droga dhe substancat e rrezikshme. Me këtë do të sigurojmë trajtime të nivelit ndërkombëtar, duke ofruar pacientëve një kujdes të shpejtë, të sigurt dhe efikas.