• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKUK: Mbi 193 mijë shërbime radiologjike

Sukses i jashtëzakonshëm nga Klinika e Radiologjisë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se gjatë vitit 2024, mbi 193 mijë pacientë kanë marrë shërbime radiologjike, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në QKUK. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 110 mijë Radiografi, mbi 36 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 12 mijë e 315 Rezonanca Magnetike, 2 mijë 500 Mamografi, 31 mijë e 334 Ultrazë, 2 mijë Tomografi të Kompjuterizuara- Angiografi, 78 Angiografi-DSA, 1343 biopsi, si dhe 21 pacientë në Stroke Center. Bazuar në Raportin e Klinikës së Radiologjisë, lista e pritjes për Rezonancë Magnetike është deri me datë 3 prill, kurse për CT deri më datë 10 mars 2024.

Fotografite e bashkangjitura