Diskutohen një sërë pikash
162 mijë e 542 pacientë kanë qenë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet përgjithshme, gjatë vitit 2024, me gjithsej 790 164 ditë shërimi. Po ashtu, janë kryer mbi 44 mijë operacione, numër ky dukshëm më i lartë, krahasuar me vitet paraprake. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë mbledhjes së 66-të, të Bordi Drejtues të ShSKUK-së, të cilën e hapi kryesuesi i Bordit Drejtues, Dren Boshnjaku, i cili kaloi fjalën për raportim të rregullt tek drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi. Drejtori Azizi, njoftoi lidhur me punët dhe aktivitetet që janë kryer dhe janë në procedurë të realizohen. Më pastaj, në kuadër të rendit të ditës, u prezantua raporti i punës pë vitin 2024 nga ShSKUK, me të dhëna të përmbledhura për të gjitha njësitë dhe detaje për secilin nga shërbimet dhe performancën e ofruar. Gjatë mbledhjes u prezantua edhe raporti final nga Njësia e Auditimit të Brendshëm për Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, për periudhën janar- dhjetor 2021, në të cilin janë përfshirë të gjeturat, por edhe rekomandimet e dhëna. Para Bordit Drejtues, drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive, Violeta Zatriqi, ka paraqitur planin e veprimit për funksionalizimin e qendrës për djegie, përfshira detajet e nevojshme infrastrukturore, paisjet dhe stafin mjekësor.