• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike në Podujevë

Shërbimet pacientët mund t'i marrin në Podujevë, pa udhëtuar për në Prishtinë

Sot, në Poliklinikën Specialistike të Podujevës janë inauguruar 15 shërbime të reja mjekësore, një investim i rëndësishëm i Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK). Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë në detyrë, z. Arben Vitia, drejtori i oërgjithshëm i ShSKUK-së, z. Elvir Azizi, Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Departamentit Shëndetësor në ShSKUK, z. Ardian Shefkiu, si dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Ky investim, me vlerë afër 2.43 milionë euro, synon të ofrojë kujdes shëndetësor më afër qytetarëve të Podujevës dhe të gjithë trevës së Llapit. Qytetarët nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë në Prishtinë për shërbime specialistike, pasi Poliklinika tashmë ofron ambiente të reja e të rregulluara, pajisje moderne, standarde të larta të mirëmbajtjes dhe pastërtisë, ndriçim të përshtatshëm, si dhe kushte të plota për trajtim dinjitoz. ShSKUK do të angazhojë profesionistët shëndetësorë, mjekë në ofrimin e shërbimeve të reja dhe më të mira për qytetarët e rajonit të Llapit.

Fotografite e bashkangjitura