• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKUK: Në Torakale operohet 1 rast me tumor të madh

Rasti ishte kompleks, u krye me sukses

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale shumë komplekse për largimin e një tumori intratorakal me përmasa të mëdha, rreth 13 × 10 cm. Pacientja R. B. (1974) ishte trajtuar më parë nga kardiologët për probleme kardiake, të cilat rezultuan si pasojë e presionit që masa tumorale ushtronte mbi zemrën, duke penguar funksionimin e saj normal. Pas ekzaminimeve të detajuara radiologjike dhe vlerësimeve mjekësore, u mor vendimi për ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni u realizua me sukses nga ekipi i specializuar i kirurgëve torakalë, në bashkëpunim të ngushtë me anesteziologët, instrumentarët dhe stafin mbështetës. Tumori, i cili kishte penguar funksionimin normal të mushkërive dhe zemrës, u hoq plotësisht. Gjendja e pacientes aktualisht është stabile dhe ajo po monitorohet sipas protokolleve standarde të kujdesit post-operativ.

Fotografite e bashkangjitura