Gjendja e stokut farmaceutik në Barnatorën Qendrore QKUK/ShSKUK
Shërbimi Klinik Farmaceutik, me kërkesë të Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), të datës 20.12.2025, dhe në kuadër të transparencës institucionale si dhe raportimit të rregullt farmaceutik, njofton se në ueb-faqen zyrtare të ShSKUK-së janë publikuar listat e barnave dhe materialit medicinal që aktualisht gjenden në Barnatorën Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si dhe në klinikat përkatëse të QKUK-së. Këto janë listat e përditësuara të datës 30.01.2026, Vlen të theksohet se brenda këtij muaji jemi furnizuar me produktet medicinale të cilat kanë qenë me stok zero duke siguruar furnizim të vazhdueshëm për pacientët: Ribociclib 200 mg tab, Anastrazol 1 mg tab, Pembrolizumab 25mg /ml,4 ml, Nivolumab 10mg/ml,4ml, Nivolumab 10 mg/ml,10 ml, Imatinib 400 mg, Ciprofloxacin 2mg/ml, Levofloxacin 500 mg /100 ml, Ushqim Parenteral TPN, Metronidazole 500 mg.