• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 81-të

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 81-të

Sot është mbajtur mbledhja e 81-të me radhë e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). Mbledhja filloi me fjalën hyrëse të Kryesueses së Bordit, Dr. Tetore Olloni, e cila theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit për forcimin e menaxhimit institucional, rritjen e llogaridhënies dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, paraqiti raportin para anëtarëve të Bordit, duke informuar në detaje për aktivitetet e realizuara, sfidat me të cilat është përballur institucioni si dhe prioritetet strategjike për periudhën në vazhdim.Ai raportoi mes tjerash për angazhimin maksimal rreth decentralizimit të intervenimeve Ortopedike,veqanërisht për proteza të kërdhokullës e gjurit që do zvogëlojnë listën e pritjes si dhe për themelimit e grupit punues me nefrolog e patolog për funksionalizim të Biopsisë e veshkës si nevojë immediate. Pas raportimit sa i takon të dhënave të Klinikës së Onkologjisë me rritjen e numrit të rasteve Kryesuesja e Bordit u interesua sa qëndron i angazhuar Menaxhmenti në bashkëpunim me Barnatoren Qëndrore për sigurinë që lista e furnizimit me barnave ti ketë të planifikuar këta paciente për ti shërbyer si potencial në vazhdimësi. Dr.Vjollca Kadolli kërkoi sqarime për referimet dhe rëndësinë e të dhënave të sakta për to ,përderisa Dr.Ismet Ramadani u interesua për kohën rreth furnizimin të Spitaleve me proteza ortopedike. Në këtë mbledhje të Bordit Drejtues u prezentua Raporti i Punës i Shksuk-së për 2025. Dr.Dren Boshnjaku përgëzoi faktin që raporti i punës së SHSKUK-së ka filluar të merr formë në bazë të indikatorëve të performancës, gjë që përbën misionin e Bordit Drejtues dhe ndikoi në ngritjen e performancës në shumë njësi përbërëse të ShSKUK-së. Në veçanti, ai theksoi shërbimet e reja, si hapjen e poliklinikës në Podujevë, fekondimin e asistuar dhe skriningun neonatal. Megjithatë, ai nënvizoi se ende ka hapësirë për përmirësim të performancës, sidomos në institucionet ku janë realizuar investime, por shfrytëzueshmëria e shtretërve mbetet e ulët. Gjithashtu, kërkoi sqarime lidhur me mos-përmbushjen e disa obligimeve të caktuara, siç është çështja e listës esenciale, e cila është përmbushur në 82%, duke kërkuar arsyetim pse nuk është arritur niveli 100%, të përfshihet sqarimet në raportin e punës për çdo gjetje apo mos përbushje të targeteve të caktuara. Ai theksoi se duhet të vazhdohet me përsosjen e raportit të punës, me të dhëna sa më të sakta dhe me adresimin e tyre në kohë reale, në mënyrë që performanca e njësive përbërëse të SHSKUK-së të rritet dhe të jetë kosto-efektive. Në fund, ai theksoi nevojën për hartimin e raporteve mujore për procedurat e anestezionit që kryhen në klinikat kirurgjikale, si dhe të identifikohen dhe adresohen problemet eventuale, që ndikojnë në moskryerjen e këtyre procedurave sipas planifikimit,përderisa Bordi kërkoi raport me shkrim për këtë cështje. Sa i takon Raportit të Punës të vitit 2025, Kryesuesja e Bordit Dr.Tetore Olloni theksoi: "Ka rrethana kur na duhet kritika,analiza e konkluzione por edhe të tilla kur duhet të flasim me transparencë për progresin." Nisur nga diagnostika ,nga rritjet me numra 4 shifror duhet potencuar MRI e Tomografinë e kompjuterizuar e rritur në mbi 2000 skanime për një vit,Rritjet në vlera prej mbi 20 000 ekzaminime diagnostike në Ultrazë e Ekg nga 2024 në 2025 , flasin edhe për po aq shërbime, që përmes tyre u ofruan. Sa i takon operimeve në QKUK ka klinika me 2128 pacientë të operuar në 2024 e në 2025 janë 3,706. Kjo flet për rritje rreth 50 % në 2025, e në total operime qëndrojnë me diferencë e rritje prej 1806. Dëshiroj të përmbyll dikutimin me QKSUK-në sa i takon Inplanteve Dentare e Ortodoncisë Fikse. Nga fundi i 2023 këto dy shërbime të mirëfillta jo si pilot projekte kanë përmbushur në tërësi misionin e të qenurit të QKSUK -së Institucion terciar. Të ofruara me kosto të lartë në sektorin privat ndër vite kanë rënduar mirëqenien e familjeve e nga 10 në 2024 kemi 96 inplante në 2025 e në Ortodoncinë Fikse qëndron për një vit rritje mbi 100%. Falenderoj posaqërisht Ministrin e Shëndetësisë për kontributin duke e konsideruar faktorin meritorë që sot këto dy shërbime të mos konsiderohen terapi opcionale e estetike në shëndetësi publike por të nevojshme e domosdoshme, nisur nga fakti që pasojat e crregullimeve në përtypje në cdo moshë rëndojnë shëndetin si tërësi - theksoi ajo. Draft - Raporti i Punës i vitit 2025 u miratua me votimin unanim nga Bordi Drejtues i cili përmes raporteve do kërkoj nga Drejtori Ekzekutiv vlerësimin e performancës së Menaxhmenteve ku ishte evident progresi. Në mbledhje të Bordit Drejtues u miratua dhe Raporti i Punës së Bordit Drejtues 2025 e i ftuar në raportim ishte Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Sportive. Dr.Besa Balidemaj kërkoi plotësimin e raportit të punës me shërbimet specifike, të dhëna për personelin shëndetësore si dhe krahasimin me raportin paraprak.Dr. Rrezarta Bajrami theksoi se raportimi institucional duhet të shkoj përtej listimit të aktiviteteve, të reflektoj ndikimin real në shëndetin e spotistëve,në nevojat për investime e zhvillimin e mjekësisë sportive në vend.