• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Raporti i Punës i përditësuar i ShSKUK-së për vitin 2025

Sqarim lidhur me raportin e punës së SHSKUK për vitin 2025

Në lidhje me komentet dhe pretendimet e bëra rreth raportit të publikuar nga SHSKUK, dëshirojmë të sqarojmë se tek pjesa e raportimit për shërbimet CT në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajit ka ndodhur një lëshim teknik gjatë përpunimit të të dhënave. Ky shërbim ka filluar të ofrohet si shërbim i ri në vitin 2021 dhe është raportuar rregullisht nga spitali për vitet 2021–2025. Gjithashtu, gjatë përpunimit të të dhënave në raportin e përditësuar është identifikuar një mospërputhje teknike në përmbledhjen ekzekutive, ku zyrtari që ka përpunuar të dhënat nuk e ka harmonizuar atë me tabelën përmbledhëse të të gjitha shërbimeve. Si rrjedhojë kanë ndodhur disa mospërputhje teknike në paraqitjen analitike të të dhënave. Theksojmë se tabela përmbledhëse e raportit është e saktë dhe përputhet plotësisht me raportimet e dërguara nga njësitë vartëse. Ndërsa shërbimet në Kardiologjinë Invazive në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, përfshirë EKG dhe procedura të tjera kardiologjike, janë të raportuara saktë dhe lidhen me zgjerimin e spektrit të shërbimeve pas investimeve të realizuara në këtë repart. Po ashtu, analiza laboratorike D-Dimer në Spitalin e Mitrovicës ka filluar të ofrohet për herë të parë pas sigurimit të reagencave të nevojshme. Raporti ripublikohet në webfaqe me përditësimet dhe sqarimet përkatëse teknike. Njëkohësisht, falënderojmë për komentet dhe analizën e bërë nga mediat dhe gazetarët lidhur me interpretimin e të dhënave, të cilat do të na shërbejnë që në të ardhmen raportimet tona të jenë edhe më të sakta dhe më të qarta për publikun.