• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Njoftim për opinionin publik nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Njoftim për opinionin publik nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjikale tek pacienti H. B. (1960). Pacienti është diagnostikuar me tumor të pankreasit dg. Adenocarcinoma Ductalis, që kishte përfshirë kokën, trupin dhe bishtin e këtij organi (Tu caput, corporis et cauda pancreatis). Duke marrë parasysh përhapjen e sëmundjes dhe kompleksitetin e rastit, është vendosur për trajtim kirurgjikal përmes pankreatektomisë totale (pancreatectomia totalis). Gjatë këtij operimi është realizuar heqja e plotë e pankreasit, e shoqëruar me rekonstruksion të sistemeve të nevojshme për të mundësuar ushqyeshmëri dhe funksionim normal të organizmit. Për shkak të kompleksitetit të diagnozës dhe trajtimit, përgatitja para operacionit, qasja kirurgjikale dhe përcjellja postoperative janë realizuar në mënyrë multidisiplinare, me përfshirjen e kirurgëve abdominalë, anesteziologë dhe endokrinologëve. Falë kësaj qasjeje profesionale dhe bashkëpunimit multidiciplinar ndërmjet ekipeve mjekësore, pacienti ka kaluar me sukses ndërhyrjen dhe trajtimin postoperative dhe është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, duke vazhduar trajtimin në kushte shtëpiake, sipas rekomandimeve mjekësore.