• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Prezantohet ndihma e shtetit italian për shëndetësi në ballafaqim me Covid-19

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është prezantuar ndihma nga kontigjenti ushtarak italian me mjete mbrojtëse për të pasur më të lehtë ballafaqimin me Covid-19.​

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është prezantuar ndihma nga kontigjenti ushtarak italian me mjete mbrojtëse për të pasur më të lehtë ballafaqimin me Covid-19.​ Në ceremoni morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Basri Sejdiu, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ambasadori italian Nicola Orlando së bashku me kolonelin David Colusi të Armatës italiane. Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, falenderoi shtetin italin për ndihmat e vazhdueshme që japin për shtetin e Kososvës, në veçanti për shëndetësi. “ Ju falenderojmë dhe ju jemi mirënjohës që përkundër situatës së rëndë nëpër të cilën keni kaluar në shtetin tuaj, keni gjetur mundësi dhe na keni ndihmuar në vazhdimësi”, u shpreh ai. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndihmat në sektorin e shëndetësisë i cilësoi si të​ mirëseardhura. “Pandemia ndryshoi mënyrën tonë të jetës, na sensibilizoi dhe na bëri më të afërt me njëri- tjetrin, të bëhemi më shumë human dhe të respektojmë njëri- tjetrin. Një bashkëpunim i jashtëzakonshëm brenda Kosovës, duke filluar nga ata që ishin në vijën e parë të frontit, e bëri të mundur që ne si Kosovë të tejkalojmë mirë këtë pandemi, mirëpo një ndihmë e jashtëzakonshme ka qenë ajo nga miqtë ndërkombëtarë” përfundoi ai. ​ ​ Ambasadori Orlando,​ tha se edhe më tej duhet të kemi kujdes, meqë ekspertët paralajmërojnë edhe një valë të dytë të Coronavirusit.“Është e rëndësishme që mos ta ulim gardën në këtë fazë, kur ekspertët paralajmërojnë valën e mundshme të dytë të përhapjes së virusit në tërë botën. Distancimi social dhe pajisjet personale mbrojtëse si këto që po i dhurojmë sot janë çelës për suksesin e vazhdueshëm në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit në Kosovë”,​ theksoi ai.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës, ​ Xhelal Sveçla ka falënderuar shetin italian për ndihmën e dhënë vendit tonë. Ai ka thënë se tani jemi në momente të mirë dhe po i kthehemi normalitetit.Shefi i kontingjentit ushtarak ​ italian, David Colussi, foli për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, i cili sipas tij ka qenë shumë i mirë dhe i efektshëm.

Fotografite e bashkangjitura