• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Së shpejti funksionalizohet Spitali i Podujevës

Së shpejti pritet të funksionalizohet Spitali i Përgjithshëm në Podujevë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, ka autorizuar dr. Afrim Tahiri, kirurg i përgjithshëm, përgjegës për funksionalizim të Spitalit të Podujevës

Ai ka për detyrë të bëjë planifikimin e kuadrit profesional, teknik-administrativ dhe pajisjeve medicinale. Poashtu, koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë. Vendimi për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, ishte marrë në vitin 2016 nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, por nuk ishte funksionalizuar deri tani.

Fotografite e bashkangjitura