• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Drejtori Krasniqi priti në takim Kryeministrin Avdullah Hoti

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka pritur në takim sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. Në takim ishin prezent edhe drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë takimit, drejtori Krasniqi, tha se vizita e kryeministrit është motivuese për personelin dhe se është arritur të menaxhohet mirë situata me pandeminë. Sipas tij, falë edhe angazhimit të Kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, është menaxhuar mirë pandemia. Ai potencoi se muaji korrik dhe gusht, ishin muajt më të ngarkuar me numër të madh të rasteve të infektuara dhe numër të madh të pacientëve që kërkuan trajtim spitalor. “Në javën e dytë dhe të tretë kishim numrin më të madh të të spitalizuarve, numër ky që me 11 gusht sillej deri në 656 pacientë. Decentralizimi i shërbimeve për pacientë, rajonalizimi i tyre dhe kyçja direkte e spitaleve të përgjithshme në menaxhimin klinik të rasteve me COVID, mundësoi menaxhimin e të gjitha rasteve klinike”, u shpreh ai. Tutje, drejtori njoftoi se me riorganizim, u mundësua vënia në dispozicion e rreth 750 shtrtetërve. Sipas tij, përveç Klinikës Infektive, pacientët u trajtuan edhe tek Mjekimin Intensiv, Klinikën e Pulmologjisë, Neurologjisë dhe në një repart në Gjinekologji. “ Riorganizuam stafin, qindra infermierë u angazhuan, Ministria e Shëndetësisë punësoi 100 mjekë dhe 100 infermierë, laborantë e staf tjetër të nevojshëm. Kemi në plan shtimin e kapaciteteve në klinika dhe spitale, heqja e listave të pritjes siç ka ndodhur në Rezonancë Magnetike, po punohet që të ndodhë edhe në orotpedi, kardiokirurgji dhe shërbime tjera” potencoi drejtori Krasniqi. Kryeministri Hoti, ka falenderuar stafin shëndetësorë për angazhimet e vazhdueshme për trajtim të pacientëve, kurse ka theksuar se ka ngritje të vetëdijesimit nga ana e qytetarëve. “Kur vini në mëngjes ju përballeni me rrezik, ndryshe nga ne që jemi në zyre, prandaj ju falënderoj. Rënia e shifrave na ka dhënë pak shpresë dhe qetësi shpirtërore dhe për këtë ju falënderoj. Vaksinimi besoj se do të fillojë me kohë, për fëmijët dhe grupet e rrezikuara. Është rritur vetëdijesimi i qytetarëve. Më herët, 40% nuk besonin se ka rrezik dhe tani nëse shkoni në shkolla i shihi fëmijët dhe prindërit që i respektojnë masat”, theksoi ai. I pari i Qeverisë së Kosovës, deklaroi se në kuadër investimeve në sistemin shëndetësor po punohet për të krijuar një buxhet, në mënyrë që të krijojmë kapacitete mbrojtëse. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj, tha se ky menaxhim në luftën ndaj pandemisë është tregues se duhet të avancojmë në këtë drejtim. “Tash jemi në një fazë ku na është dhënë mundësia që të marrim frymë lirshëm, do ta rrisim përgjegjësinë që kërkesat tona të jenë në nivel. Në ngritjen e synimeve për ngritjen e infrastrukturës keni avancuar shumë, si dhe në çështjen e specializantëve, e shumë shërbimeve tjera”, përfundoi ministri Zemaj.

Fotografite e bashkangjitura