• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK rifillon me punën në ambulanca specialistike dhe intervenime kirurgjike jo-emergjente

Bazuar në Vendimin e datës 25 shtator të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), kanë filluar të ofrohen shërbimet shëndetësore jo- emergjente. Nga sot ka filluar puna në ambulancat specialistike në QKUK, e poashtu programi elektiv i operacioneve, gjithnjë duke respektuar rekomandimet dhe masat e parapara për mbrojtje nga COVID-19.

Me rastin e rifillimit të shërbimeve, Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, tha se pas shumë javësh dhe muajsh të lajmeve lidhur me numrin e të infektuarve dhe masat që janë ndërmarrë në vazhdimësi, sot ka lajme të mira. “ Situata epdiemiologjike dhe aspekti klinik i pacientëve të prekur nga COVID dhe vendimi i qeverisë së datës 25 shtator, lejon dhe mundëson që SHSKUK, të fillojë me rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve shëndetësore për pacientët me nevojë, ju ishit dëshmitarë në vizitat që bëmë bashkë në ambulance, nga sot kanë filluar shërbimet në ambulance specialisitke të QKUK-së” u shpreh ai. Drejtori Krasniqi, bëri të ditur se ka njoftuar se edhe drejtorët e spitaleve të përgjithshme të cilët janë udhëzuar që konform vendimeve dhe situatës epidemiologjike dhe konform numrit të pacientëve që kanë, të rifillojnë rikthimin gradual të shërbimeve shëndetësore për pacientët e tyre. Sipas tij, krahas rikthimit të shërbimeve specialistike të gjithë drejtorët e klinikave dhe të spitaleve të përgjithshme, poashtu janë udhëzuar të bëjnë planin detal për rifillim të programeve elektive të intervenimeve kirurgjike. Ai luti qytetarët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime në spitalet tona të respektojnë në mënyrë strikte masat e rekomanduara për parandalim të infeksionit, të respektojnë orarin dhe terminet e përcaktuara nga ana e stafit shëndetësorë dhe të marrin shërbimet ashtu si kanë planifikuar. Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këtë rast tha se me rikthimin e shërbimeve do të rritet edhe kujdesi ndaj situatës pandemike. “Ne jemi dakorduar për rikthimin e operacioneve jo emergjente. Sot së bashku me të gjithë pamë për së afërmi punë e palodhshme, kjo tregon seriozitetin e mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh ministri Zemaj. Ai tha se kjo gjendje do të jetë sfiduese për personelin shëndetësor dhe apeli vazhdon që të jetë respektimi i masave nga të gjithë, ngase vetëm kështu mund ta ndihmojmë personelin shëndetësor që ta kryej punën e tyre.

Fotografite e bashkangjitura