• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Drejtori Krasniqi vizitoi Pediatrinë, falënderoi stafin për punën gjatë pandemisë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, qëndroi në Klinikën e Pediatrisë, për të parë nga afër punën që po bën stafi shëndetësor në trajtimin e fëmijëve të prekur me virusin COVID-19.

Ai falënderoi për punën e madhe mjekët dhe infermierët, derisa i inkurajoi që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës edhe më tutje, i bindur që mantelbardhët do të ngadhënjejnë edhe në këtë betejë. Në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që nga fillimi i pandemisë janë trajtuar 73 fëmijë të prekur me COVID-19, fatkeqësisht një fëmijë, i cili kishte edhe probleme tjera shoqëruese, kishte ndërruar jetë. Pediatria ka ngritur njësinë COVID në hapësirat e saj me 25 korrik, e cila funksionon me kapacitet të plotë, duke ofruar shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët e dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19.

Fotografite e bashkangjitura