• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

FSK nderon me mirënjohje drejtorin Krasniqi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, pranoi mirënjohje nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtnant Rrahman Rama, si shenjë vlerësimi e falënderimi për punën dhe kontributin që ka dhënë personeli shwndetësor, në trajtimin e të prekurve me virusin COVID- 19.

Krasniqi ishte i shoqëruar nga anëtarët e Bordit të SHSKUK-së. Ai vlerësoi lart ndihmën e FSK-së gjatë pandemisë, falënderoi pjestarët infermierë të saj, që shërbyen për një kohë në klinikat e QKUK-së dhe theksoi nevojën për ta ruajtur dhe rritur bashkëpunimin reciprok. "Ne e përcjellim me vëmendje çdo të arritur të ushtrisë sonë dhe i gëzohemi pa masë. E falënderoj për ndihmën që ka dhënë për shëndetēsinë gjatë pandemisë. 12 infermierët e angazhuar në QKUK ishin shumë të nevojshëm. Me kontributin e secilit, Kosova mund të mburret me menaxhimin e pandemisë", tha Krasniqi. Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ndërkohë, theksoi se një mirēnjohje për profesionistët shëndetësorë, është më e pakta që mund të bëhet. "Ky vit ka qenë sfidues për të gjithë vendin, barra kryesore ka rënë mbi personelin shëndetësor. Dua t'ju falënderoj për përkrahjen tuaj. Bashkëpunimi ndërinstitucional është shumw i rëndwsishēm", deklaroi Rama. Drejtori Krasniqi, bashkë me anëtarët e Brodit të SHSKUK-së, nën shoqërimin e drejtorit të Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dr. Shkelzen Sylaj, vizituan edhe ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së.

Fotografite e bashkangjitura