• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

U.D. Presidentja Osmani falënderon stafin shëndetësor për kujdes ndaj pacientëve

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, priti në takim ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me të cilën biseduan për situatën dhe sfidat, që po përballet stafi shëndetësor në trajtimin e pacientëve të prekur me virusin COVID-19, por edhe shërbimet shëndetësore në përgjithësi.

Krasniqi falënderoi Osmanin për vizitën, gjersa, gjatë takimit, paraqiti kërkesat e mjekëve dhe infermierëve për më shumë përkrahje. “E informuam presidenten për aktivitetet dhe punën, që e kemi bërë si Shërbim Spitalor në menaxhimin e rasteve klinike të pacientëve të prekur me COVID. Njëkohësisht, paraqitëm kërkesat tona të vazhdueshme për nevojën e rritjes së buxhetit për sektorin e shëndetësisë dhe kthimin e vëmendjes kah sektori i shëndetësisë në përgjithësi”, tha Krasniqi. Në anën tjetër, u.d. Presidentja, Vjosa Osmani, tha se ka ardhur në QKUK t’jua jap përkrahjen e plotë mjekëve dhe infermierëve, të cilët ndër të tjera kanë humbur edhe shumë kolegë të tyre, për t’i inkurajuar, e për t’u treguar se gjendemi pranë tyre, dhe e vlerësojmë vetëmohimin e tyre. “Edhe pse jemi në prag të festave, ku shumica prej nesh do ta kemi të paktën pushim, këta për çdo ditë nga shkurti nuk kanë pasur asnjë ditë pushim, edhe siç diskutuam sot dua ta theksoj se investimi në shëndetësi nuk është investim vetëm në një sektor, por në të gjithë sektorët” theksoi znj. Osmani. Gjatë vizitës në Klinikën Infektive, u.d. Presidentja dhe drejtori Krasniqi, kanë takuar stafin e mjekëve dhe infermierëve, të cilët i kanë falënderuar për angazhim maksimal për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët. Ndërkaq, në kuadër të kampanjës “vrapo babadimër”, është bërë shpërndarja e dhuratave për fëmijë në kuadër të Repartit të Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Fotografite e bashkangjitura