• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Futen në punë laparaskopët e dhuruar nga SHBA

Klinika e Kirurgjisë Abdominale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer operacionet e para elektive, pas disa muajsh, për të shënuar kthimin e programit të rregullt operativ, i cili u pezullua për shkak të përkeqësimit të situatës me Pandeminë COVID-19.

Mjekët intervenuan tek pacientët duke përdorur aparaturën bashkëkohore të laparskopisë, e vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Programit për Asistencë Humanitare, e cila i ka dhuruar 2 laparaskopë me pajisje përcjellëse QKUK-së fundvitin e kaluar. Laparaskopët i përkasin teknologjisë së fundit dhe Kosova është i vendi i vetëm në Ballkan që ka këtë aparaturë.

Fotografite e bashkangjitura