• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Drejtori Krasniqi takoi drejtorët e klinikave të QKUK-së

Dr. Valbon Krasniqi, u.d. drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka takuar sot drejtorët e klinikave të QKUK-së.

Pasi ka falënderuar stafin shëndetësor të klinikave për punën që kanë kryer dhe po kryejnë gjatë kohës së pandemisë së COVID-19, ai ka kërkuar që puna të vazhdojë me përkushtim edhe më tutje, pasi që ende jemi në kohë pandemie. Mes tjerash, gjatë takimit ai ka kërkuar nga drejtorët që të ngritin disiplinën, të respektojnë detyrat dhe obligimet e punës në funksion të ngritjes së performancës. Gjatë takimit u diskutua për hapjen e shërbimeve të reja, të cilat nuk janë ofruar deri më tani në klinikat e QKUK-së.

Fotografite e bashkangjitura