• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Intensifikohet bashkëpumimi i ShSKUK me Policinë e Kosovës

Dr. Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka pritur në takim z. Samedin Mehmeti, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Në takim u disktua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institicioneve dhe mundësia që ShSKUK në të ardhmen të kryej vizitat shëndetësore sistematike për policët e Kosovës. Drejtori Krasniqi, theksoi se përkundër kohës së Pandemisë, me sukses janë kryer vizitat e rregullta kontrolluese për kadetët e rinj të policisë, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit që është nënshkruar në muajin shtator të vitit 2020, me Policinë e Kosovës. Drejtori i Policisë së Kosovë, z. Mehmeti ka falënderuar drejtorin e ShSKUK-së që edhe në kohë të Pandemisë,  ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës. Dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i nisur në vitin 2020, të vazhdojë edhe këtë vit.

Fotografite e bashkangjitura